E ftuar në emisionin e gazetarit Jay Leno,Christina Aguliera ka folur për angazhimet e saj të radhës,por edhe për gjëndjen e saj emocionale.


Këngëtarja 32-vjeçare në studion e Tonight Show e ka nisur rrëfimin e saj duke thënë se ndihet shumë mirë me trupin e saj. E veshur me një fustan të zi provokues, ajo ka rrëmbyer duartrokitjet e publikut menjëherë sapo ka hyrë në studio.


E pyetur për kopertinën e një reviste në të cilën ajo shfaqet së fundmi e veshur me veshje intime dhe një këmishë, Aguilera ka thënë se në dhomën e gjumit dëshiron të ndihet komode. Është i vetmi vend ku nuk dua të më kontrollojnë, ka thënë ajo.


Mendoj që çdo grua duhet të relaksohet sa më shumë të mundet në dhomën e saj të gjumit. Për mua, të shprehësh seksualitetin tënd është një gjë shumë e mirë, pavarësisht se si të shohin të tjerët. Tani që jam 32 vjeç e ndjej veten më seksi se kurrë u shpreh gjatë intervistës Aguilera. P.K


THE TONIGHT SHOW WITH JAY LENO -- Episode 4531 -- Pictured: Christina Aguilera arrives on September 18, 2013 -- (Photo by: Margaret Norton/NBC/NBCU Photo Bank)