Nga Express më 24 shtator 2011 në ora 14:56

Pasi ka marrë lajmin e përzgjedhjes së filmit “Falja e Gjakut” në garën e “OSCAR”, regjisori amerikan, Joshua Marston, ka nisur pak rreshta për punën që ka bërë në Shqipëri për realizimin e tij



“Pas tri viteve punë për këtë film, pasi jetova në Shqipëri, mësova gjuhën shqipe, punova me njerëzit e këtij vendi, mësova të ndihem shqiptar.



“Duke u përpjekur të realizonim këtë film dhe të bënim diçka të vërtetë, m’u desh të kuptoja të gjitha detajet, jo vetëm për kanunin dhe gjakmarrjen, por për jetën, për shpresat dhe zhgënjimet e adoleshentëve, p.sh. për të përfunduar edhe shkollën e lartë. Kam bërë qindra biseda gjatë të cilave kam bërë mijëra pyetje dhe kam pirë shumë raki. (Besoj se e vetmja gjë që e vonon pasaportën time është se duhet të kisha hequr dorë nga duhani).



“Jam shumë krenar që pasi dilnin nga kinemaja, njerëzit thoshin se dukej një film i bërë nga një shqiptar. E vërteta është se ai është realizuar nga qindra shqiptarë dhe ndihem i privilegjuar që pata mundësinë të punoja me ta”, ka thënë regjisori Marston.