Austria mund te heqe dore nga dhenia e pageses per per paketen e shpetimit te Greqise. Ministri i financave Xhozef Proell tha se kesti i Austrise per muajin dhjetor me nje vlere prej 190 milione eurosh do te paguhet vetem nese Greqia tregon se ka grumbulluar sasi te mjaftueshme te te hollave sipas premtimit per ti vjele ato permes taksave.





Sipas tij dicka e tille deri tani duket se nuk eshte arritur. Agjencia
Austria Press e ka cituar Proellin te kete thene se ai do te
komentoje ne menyre kritike ne lidhje me kete ceshtje ne takimin e
ministrave te financave te BE-se ne Bruksel. Nese Austria ndalon pagesen
e vendet tjera e pasojne pakoja e shpetimit per Greqine mund te
deshtoje. Athina po merr 150 miliarde dollare nga kredite e shpetimit
prej FMN-se dhe vendet tjera te eurozones.