Grupi Punues per Reformen Zgjedhore me ne fund ka nisur punen e tij.



Anetaret e ketij grupi te marten kane percaktuar listen e ceshtjeve per te cilat duhet te punojne javet e ardhshme.



Me konsensus te plote u vendos qe Grupi Punues duhet te filloje punen nga temat me te veshtira por pa ambicie qe ndryshimet e bera te cojne deri ne ndryshimin e Kushtetutes se Republikes.



Sistemet zgjedhore dhe zonat zgjedhore jane dy temat kryesore te reformes zgjedhore per te cilat anetaret e Grupit u pajtuan qe te trajtohen fillimisht. Keto tema konsiderohen njeheresh si me te veshtirat.



Perfaqesuesit e partive politike ne kete grup thane se te merkuren e ardhshme do te sjellin propozimet e tyre per ndryshimet e propozuara e pastaj do te diskutohen ne grup per te marre vendim.



Kryesuesja e Grupit Punues Valdete Daka tha se ceshtja e listave te hapura dhe e sistemit zgjedhor do te jene temat e para dhe nder me te veshtirat te cilat duhet te trajtohen.



Ibrahim Makolli nga AKRja tha se temat qe do ti trajtoje Grupi nuk duhet te prekin ndryshime kushtetuese. Derisa Lirak Celaj nga PDKja dhe Blerim Shala ishin te mendimit se Kushtetuta ka hapesira te mjaftueshme per te bere ndryshime te medha ne sistemin zgjedhor.



Perfaqesuesi i AAKse ne kete grup Blerim Shala propozoi qe gjate gjithe punes dhe propozimeve per ndryshime grupi ti marre parasysh rekomandimet nga raportet e Bashkimit Europian per zgjedhjet e kaluara ne Kosove.



Duhet ti kemi parasysh raportet e BEse per zgjedhjet e fundit lokale ne Kosove. Nuk dua qe tani ta hap kete teme por besoj se te gjithe e keni lexuar ate raport dhe duhet ta marrim parasysh tha Shala.



Sipas tij puna e Grupit Punues duhet te filloje nga temat me te veshtira qe sipas tij eshte sistemi zgjedhor dhe zonat zgjedhore per te vazhduar pastaj me temat me te lehta si trajtimi i diaspores pastrimi i listave zgjedhore etj.



Lirak Celaj nga PDKja tha se pajtohet qe puna te filloje nga temat me te veshtira.

Prej asaj qe kam pare deri tani megjithate mund te them se nuk kemi shume pune te veshtira. Ne ne parim pajtohemi qe te fillojme keshtu. Mendoj se temat per te cilat ka konsensus nga te gjithe duhet ti kryejme sa me shpejt tha Celaj.



Anetaret e Grupit Punues per zgjedhjet po ashtu u pajtuan qe te takohen nje here ne jave ne menyre qe punet e tyre ti perfundojne brenda agjendes se propozuar - 15 nentor 2010 per ti proceduar pastaj ne Kuvendin e Kosoves per miratim.



Pas permbylljes se takimit Kryesuesja Valde Daka tha se ky takim shenon fillimin e punes me konsensus nga gjitha forcat politike.



Ishte nje konsensus i plote ne Grup sa u perket temave qe duhet trajtuar. U pajtuam po ashtu qe Grupi te filloje ti diskutoje dhe te punoje se pari ne ceshtjet me te veshtira qe kane te bejne me reformen zgjedhore. Temat te cilat do ti trajtojme kane qene diskutabile ne proceset e mehershme zgjedhore dhe Grupi do te synoje ti permiresoje ka thene Daka per Express.



Grupi Punues per zgjedhjet perbehet nga 21 anetare. 11 prej tyre vendore kane te drejte vote ndersa 10 nderkombetare jane ne cilesine e keshilluesve.