Ministria e Financave ka programuar një sërë përmirësimesh në kuadrin ligjor për të nxitur zhvillimin e biznesit në vend, rritur punësimin, si dhe për të ulur barrën fiskale. Sipas ekspertëve të financave publike, shumë shpejt do të kalojë një paketë tjetër ndryshimesh pozitive për miratim në Këshillin e Ministrave, në funksion të krijimit të lehtësirave për tatimpaguesit shqiptarë, ashtu si edhe për rritjen punësimit. Një grup që po punon për të prezantuar 4-5 ndryshime në ligje, që mbështesin punësimin e shqiptarëve, ndryshime të cilat janë bërë publike edhe në programin qeveritar. Pritet të ketë ndryshim rrënjësor në taksimin e dividentit, për të eliminuar të ashtuquajturën dytatueshmëri në të ardhurat e korporatave dhe në të ardhurat e individëve që investojnë në korporata, por jo vetëm të një dividendi, por edhe të ardhurave të tjera që rrjedhin nga investimet.