PR, Fatmir Mediu

Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare republikanet kërkojnë ndryshimin e kodit zgjedhor. Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka prezantuar edhe disa nga ndryshimet për ligjin zgjedhor, në një takim të kryesisë së partisë në qarkun e Elbasanit.
“Për PR është e rëndësishme që të ndryshojë kodi zgjedhor dhe kjo duhet bërë sa më shpejt. Së pari, në qoftë se do të ketë një ligj proporcional rajonal, duhet shoqëruar me një listë proporcionale kombëtare. Pra u bë një kod zgjedhor i cili binte ndesh me interesat e pluralizmit shqiptar, për gjykimin tim, dhe jo thjesht me interesa të partive politike të mëdha apo të vogla. PS mori të gjithë atë që dëshironte në konceptin e saj për Kodin Zgjedhor”, tha Mediu.
Republikanët i kanë kushtuar vëmendje edhe përzgjedhjes së përfaqësuesve të tyre në zgjedhjet e pushtetit vendor.

...