Ndryshimet ne Kodin Zgjedhor jane tashme ne doren te Partise Demokratike dhe Partise Socialiste. Kjo pasi, keto ndryshime kerkojne 3/4 e votave te deputeteve te Parlamentit, thene ndryshe, 84 votat e mandateve aktuale. Levizja Socialiste per Integrim ka qene me kritikja ndaj ndryshimeve te pesuara ne Kodin Zgjedhor. Per kete arsye, ka pasur edhe nje greve te deputeteve te kesaj force politike sebashku me disa deputete te tjere, qe kerkuan me ane te kesaj menyre perfshirjen e ndryshimeve te propozuara prej tyre ne Kodin e ri Zgjedhor. Por, krahas kundershtimit te forte te bere, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, votuan sebashku ndryshimet e reja. Me keto ndryshime, ajo qe u vu re, si asnjehere tjeter ne zgjedhjet parlamentare te zhvilluara ne Shqiperi pas pluralizmit, dy forcat e medha politike kane marre mbi 90% te vendeve te parlamentit. Ndersa shume parti te vogla qe ishin pjese e Parlamentit nuk munden qe te ishin pjese ne kete legjislature. Levizja Socialiste per Integrim serish ka kerkuar ndryshime ne Kodin Zgjedhor, ndersa Partia Demokratike eshte shprehur e hapur per keto modifikime, ndersa Partia Socialiste nuk eshte shprehur pro ketyre ndryshimeve.