Në Bosnjë, ku një e treta e sipërfaqes është nën ujë, si pasojë e përmbytjeve, janë raportuar edhe rreth 300 rëshqitje dheu, kryesisht në pjesën verilindore.




Zyrtarët në Bosnjë po ashtu paralajmërojnë qytetarët për rreziqet potenciale nga minat tokësore, të mbetura nga lufta e viteve 1992-1995.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


Ka shqetësime se përmbytjet do të nxjerrin në dritë shumë mina tokësore dhe se shenjat paralajmëruese për fushat e minuara do të merren nga uji, transmeton rel.




Përmbytjet kanë goditur rëndë edhe rajonin e Serbisë.




Së paku 20 persona janë raportuar të vdekur në të dyja shtetet. /Indeksonline/