Në Brazil, emrat e ish futbollistëve të njohur botërorë janë të pranishëm edhe sot. Romario, Roberto Baggio, Rudigullithi, Baloteli, Raikard e Mattheus janë disa nga emrat e disa prej lojtarëve të njohur, e që i mbajnë të rinjtë brazilianë, të cilët luajnë në Copa Juvenil Sao Paulo, njërin ndër turnetë më të mëdhenj në botë.

Roberto Baggio kundër 15 Romario dhe një Rudigullithi. Ky është numri i lojtarëve të rinj që kanë këtë emër në Copa Juvenil Sao Paulo. Bëhet fjalë për turneun e të rinjve më të rëndësishmin në Brazil, ndoshta edhe në botë, i cili është objektiv i rëndësishëm i skautëve evropianë nga të gjitha klubet e mëdha.

Këtë vit, ky kampionat sheh protagonistë lojtarët e lindur në vitin 1994. Emrat e tyre janë të njohur nga e kaluara. Në Brazil, njerëzit janë mjaft kreativë me emra. Kjo bëhet edhe më e habitshme kur i shihni edhe mbiemrat, që janë të shkurtër si Kaka apo Pato.

Emri që vërehet më së shumti është ai i legjendës braziliane Romario, të cilin e mbajnë shumë të rinj. Mirëpo, në Brazil, një djalosh quhet Roberto Baggio. Ai është 17 vjeç dhe ka shënuar gol në fitoren kundër Vila Novas. Ai është numri 8 i ekipit Americano di Maranhao.

Këtë emër ia ka vënë babai i tij. Baggio e tregon edhe arsyen. “Babai im në vitin 1994, vit në të cilin jam lindur, më 9 gusht, po qëndronte para televizorit në finalen e Botërorit ndërmjet Brazilit dhe Italisë. Në momentin e penalltisë së Baggios, babai im po lutej që numri 10 Azzurr ta humbiste penalltinë. Nëse do të ndodhte kjo, do t’ia vinte emrin e italianit djalit që do të lindte. Dhe, kështu ka bërë, për këtë edhe më quajnë Roberto Baggio, tregon braziliani Baggio për Sport TV.

Është herët të thuhet nëse Roberto Baggio Araujo Bastos do t’i ngjajë legjendës italiane. “Ai ka qenë lojtar i madh i futbollit italian, një idhull dhe unë jam i nderuar që quhem sikur ai”, shtoi braziliani i ri.

E bukura është se më 7 janar, Robi Baggio brazilian e kishte humbur një penallti, duke rikthyer kujtime të mira ndër tifozët verdh e kaltër. Roberto Baggio nuk është emri i vetëm i veçantë që vjen nga Botërori 1994. Në atë eveniment, 15 foshnjave u ishte lënë emri Romario, hero i atij Botërori. Njëri prej tyre është vetë djali i lojtarit, Romarinho, i cili luan në Vasco de Gama.

Në turneun brazilian luan edhe djali i Bebetos, i cili luan në Flamengo dhe luan në mesfushë. Si quhet? Mattheus. Dhe nuk përfundon me kaq. Emrat e lojtarëve të mëdhenj janë përcjellë vazhdimisht në Brazil. Për shembull, një lojtar i ri brazilian quhet Rudigullithi, për nder të legjendës holandeze Ruud Gullit.

Ai luan në Fluminense, por mund t’i bashkohet Raikardit në Brasilis. Një tjetër lojtar quhet Baloteli. Në vitin 94, sulmuesi italian ishte mjaft i ri për të qenë fans i Brazilit, por emri i tij është prezent.

Në Brazil gjithashtu ekzistojnë edhe disa emra të çuditshëm si Muralha (mur), Salcicha (salsiçe, sallame) dhe Bananinha (banane). Por, përse kjo mani e ‘nickname’?

Më mirë të jetë kështu sesa 18 vjeçari i Figueirenses, i cili quhet Roger Alan Michel Diego Alexandre Cerezine de Souza Vilas Boas. Praktikisht i vetëm e përbën një ekip...