kombetareNë Shqipëri duket se ka gjetur shtëpinë e dytë, nuk e fsheh aspak Xhani De Biazi që nuk lë rast pa folur për Shqipërinë. Edhe në një takim mes miq në Trevizo të Italisë, tekniku i Kombëtares shqiptare është mburrur për punën që ka bërë nën drejtimin e kuqezinjve, por edhe për mikpritjen që ka hasur nga shqiptarët gjatë kësaj kohe që punon në vendin tonë.


Shqiptarët e dashurojnë futbollin. Niveli i kampionatit atje është pak a shumë sa Seria C këtu në Itali, por gjithsesi mua më pëlqen. Para se të shkoja në drejtim të kombëtares ajo ishte në vendin e 87-të, ndërsa u ngjit deri në vend të 37-të. Kam lojtarë të shpërndarë në gjithë botën, përfshi edhe këtu në Itali. Në Shqipëri kam gjetur mikpritjen dhe kënaqësinë e të jetuarit. Niveli ekonomik është i ulët, aq sa mund të shkosh pa frikë e të jetosh si pensionist.


Në Itali kam pasur eksperienca shumë të mira, si te Modena apo Breshia. Trajneri italian i kuqezinjve nuk ka harruar të tregojë dhe aventurën me biçikletë në Shqipëri ku së bashku me një grup prej 25 vetash ku bënte pjesë edhe Xhovani Storti i Aldo, Xhiovani e Xhaikomo rendën nëpër Shqipëri. Fitova etapën e parë, pasi të tjerët ngatërruan rrugën, pastaj të tjerat, ka treguar De Biazi në një shkrim të publikuar në të përditshmen La Tribuna di Treviso.


The post Në Shqipëri ndihem mirë appeared first on Sporti Shqiptar Online.