Forcat e Armatosura të Republikës Popullore të Kinës, është vënë në alarm të plotë nën rrezikun e sulmit bërthamor nga Koreja e Veriut!


Lajmi është dhënë për një agjenci gjermane nga një zyrtarë i lartë i ushtrisë së Kinës, duke shtuar se është dhënë urdhër për të përballuar situata emergjente deri dhe operacione ushtarak në gadishullin koreat, ku situata është shumë kritike. Gjeneralët e ushtrisë kineze janë të shqetësuar për sigurinë e bazave nukleare në gadishullin koreat dhe për një shpërngulje masive të popullatës drejtë Kinës.


Gjithashtu gjeneralët kinezë, janë shumë të shqetësuar nga promovimi i “fuqisë” nga ana e Kores së Veriut, pasi mund të “ndodh” një “gabim” dhe gjithçka në kontinentin aziatik të hidhet në erë duke marrë përmasa ç’frenuese.


Në planet emergjente të ushtrisë kineze, përfshihen dhe sulme operative në territorin e Kores së Veriut, nëse fillon lufta dhe kjo do të bëhet për të siguruar bazat nukleare që disponon Koreja e Veriut./Indeksonline/