Guljem Deda/ Orlando i çmendun, historia e një përkthimi që nisi në burgun e Kuçit, dhe për gati gjysmëshekulli mbeti në dorëshkrim…Rrugëtimi i Ariostos, poetit të njohur italian nga Pashko Gjeci, te Guljem Deda


Alda Bardhyli


Ne burg me Angjeliken (1)

Ne burg me Angjeliken (2)

Ne burg me Angjeliken (3)

Ne burg me Angjeliken (4)

Ne burg me Angjeliken (5)

Ne burg me Angjeliken (6)


Në foto:


Foto e vitit 1939  pasi  u diplomua në Universitetin e Perugia-s dhe u emërua profesor Letërsie në gjimnazin e Shkodrës Më 1945 ai do të burgosej e internohej 45 vjet deri më 1990


Prof. Guljem Deda në moshën 75 vjeç, pas 45 vjet burgje e kampe internim


Lemi duke punue mbi përkthimin në Kuç të Vlorës, 1958.


Vizatim nga Lek ¨Pervizi


Gratë dhe kalorësit, armët, dashuritë/ sjelljet këndoj, dhe veprat guximtare/që ngjanë kur detin afrikan nji ditë/Mauret kaluen e Francën damtuen fare/ mllefin rinor tue ndjekë edhe furitë/e mbretit Agramant, që u mburr n’e parë/ për vdekje të Trojanit me marrë hak/mbi mbretin Karl e perandor romak… Një dritë duket sikur hyri nga dritarja e vogël, në dhomën e burgut në Kuç të Vlorës, teksa Lemi (Guljem Deda) përfundoi së lexuesi vargjet e para të poemës së poetit të njohur italian, Ludovico Ariosto. Teksa mbante letrat e shkruara me dorë në duar, ish-profesori i letërsisë në gjimnazin e Shkodrës, i cili kishte studiuar në Universitetin e Perugia-s, e ndjeu se vargjet e kthyera në shqip tingëllonin po aq bukur sa origjinali, dhe kjo i dha zemër të vazhdonte. Që para burgosjes në vitin 1944 atij i ishte ndaluar krijimtaria. Hyrja e Ariostos në atë dhomë aq të errët duket sikur ndryshoi shumë gjëra brenda tij. E konsideruar si një nga kryeveprat e letërsisë italiane, po aq e rëndësishme sa Komedia Hyjnore, Orlando i çmendun tashmë mund të lexohet në gjuhën shqipe falë punës titanike të Guljem Dedës. Akademia e çmimeve Kult e vlerësoi atë dy ditë më parë pas vdekjes me një çmim special. Poema e cila është botuar në dy vëllime, mban 40.000 vargje dhe mjeshtri Deda i ka radhitur me dorë 1600 faqe me 5000 oktava. Rrugëtimi i Ariostos në gjuhën shqipe nuk ka qenë një rrugëtim i lehtë, ashtu si gjuha e tij. Lek Pervizi, një intelektual që ndau burgun me profesor Guljem Dedën e kujton ende kohën kur dorëshkrimi mbërriti në burgun e Kuçit, pasi kishte kaluar më parë në duart e mjeshtrit Pashko Gjeçi. Dhe ja, një ditë prej ditësh Lemit i sjell një libër i vëllai Paçi.  Ishte  poema epike Orlando Furioso i Lodoviko Ariostos, 40 mijë vargje në dymijë oktava me rimë, një kryevepër e letërsisë italiane dhe botërore. Duhej përkthyer, sepse askush nuk e kishte marrë përsipër atë barrë të rëndë. Pashko Gjeçi, Henrik Lacaj e Mark Dema, ia kishin rekomandue Lemit. Le te fillonte me e përkthye. Aty, në atë qoshe gjysmë të errtë, mbi një fletore kalamajsh, filluen të radhiten shqip vargjet e poezisë klasike të Ariostos, oktavat e arta siç quheshin, për bukurinë e përsosmëninë e tyne. Lemi ynë po i radhiste po aq bukur dhe po aq përsosmënisht në gjuhën e Gjergj Fishtës. Që në fillim u pa se vepra që ai kishte nisë, pa asnjë perspektivë fitimi, ishte vetëm si një përkushtim dhe një mundësi të vënies në lëvizje të trunit dhe të aftësive që diktatura donte të shuente. Sa të luente domino, apo spathi e deri brige, shah, cicmic e tjera, ma mirë me lexue apo radhite njato vargje njëmbëdhjetërrokëshe me rimë. Një farë kushti i mirë ishte, sepse nuk na kishin qitë në punë të detyrueshme, e rrinim gjithë ditën duke u marrë me lexime, diskutime, por edhe lojna për të kalue kohën, si shah, letra. Unë kisha vizatue një palë letra me kapakë kutia cigaresh. Dënimi ynë ishte ai i gjendjes së izolimit në atë fshat të largët midis maleve të Kurveleshit, kujton Pervizi. Në atë dhomë të vogël ndanon ditët, muaj dhe vitet njerëz të kulturuar. Lemi në qoshen lindoren, e me radhë, Valentini, Fatbardh Kupi, unë bri derës. Përballë nesh, nga qoshja perëndimore, Nikoll Paluca, Pjetër Bardheci, Zef Shiroka, Tomorr Dine, Ibrahim Sokoli e Thabit Rusi. Dhoma jone u ba qendra e gjithë kampit, dhe mbushej gjatë ditës deri në mbramje plot e përplot me njerëz, me tym duhani, me llafe e fjalime, me disertacione e referate, me lexime e recitime, me kangë e tinguj muzikore, me britma e vikama. Komanda na kishte lanë të lirë të bridhnim nëpër dhomat, por për çudi të gjithë grumbulloheshin vetëm në dhomën tonë, që mori namin e një auditori akademik. Kur fillonin debatet, ato zhvilloheshin me za të naltë e me pasion të zjarrtë, me na e pasë zili oratorët e mëdhej, Demostenet e Ciceronet e lashtësisë. Ku i kishte regjimi të tillë intelektualë, të gjithë me dy-tri laurea europiane e që zotnonin disa gjuhë të hueja?  Ku me e gjete një trup akademik të tillë prej 60 profesorësh e doktorë shkencash në fusha të ndryshme?, kujton Pervezi. Përkthimin Guljem Deda do ta vazhdonte dhe kur u transferua në Plug të Lushnjës. Pervezi kujton se si Mark Dema shkoi ta takonte dhe i dhuroi një botim më të mirë të Ariostos Mark Dema e vlerësonte Lemin së tepërmi, e mbeti i entuziazmuar kur lexoi përkthimin e dy këngëve të para.  Kryevepër, të lumtë, vazhdo Lem! E Lemi vazhdoi, kujton ai. Pas punës në ndërtim, kur kthehej në dhomë, ai futej në shtratin e tij dhe ashtu përmbyes kalonte mbrëmjen mbi librin e Ariostos. Angjelika, gruaja që e bëri Arioston të nisej nga Parisi për ta kërkuar, frymëzonte shokët e tjerë të dhomës, që ndiqnin me vëmendje përkthimin e Dedës.


Më vitin 1962 Guljem Deda martohet në internim me Marie Muzhanin, të bijën e profesor Luigj Muzhanit, e cila pati kurajën të martohet me të, duke sakrifikuar vetveten. Pas martesës çifti zhvendoset në Savër. Aty në një barake të thjeshtë, vetëm me një dritare ku i lanë me jetuar, Deda vijoi të punonte për ta çuar deri në fund përkthimin e nisur në burg. Ishte viti 1964, koha e ndryshimeve të mëdha politike, i prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik dhe lidhjen me Kinën. Pikërisht në atë vit Guljem Deda përfiton amnisti. Por paqja duket se nuk kishte mbërritur në jetën e Dedës. Drita e ndezur pas mesnatës në shtëpinë e Muzhanëve, ku Guljemi vijonte të punonte me përkthime, do ti binte në sy, partisë e cila do ta internonte sërish në një kooperativë të humbur të Myzeqesë, në fshatin Ndernenas, ku qëndroi 24 vjet, duke shkruar vargje e duke punuar në parcelat e misrit. Pikërisht në atë kasolle të asaj kooperative të humbur Guljem Deda do