33 familjeve iu kthyen bashkeshortet baballaret bijte dhe vellezerit - per ta jeta nis nga e para. I gjithe vendi feston me heronjte e tij - dhe ne kete menyre me veten. Kili eshte krenar per forcen psikologjike aftesine per te rezistuar dhe trimerine e minatoreve te cilet pas shembjes se minieres me 5 gusht qendruan fillimisht per dy jave ne pasiguri nese do ti gjenin apo jo. Vete ministri i minierave Laurence Golborne pati periudha qe dyshoi per kete - gje qe i solli atij kritika te ashpra nga te gjitha palet. Per fat te mire ai u gabua.


Menaxhim i shkathet i mediave


Optimizem dhe besim ne vetvete ishte deviza te cilen nuk e misheroi thuajse askush tjeter si presidenti i Kilit Sebastian Pinera. Dhe llogaria qe beri i doli pasi vlerat e popullaritetit te tij kishin rene dukshem muajt e pare pas ardhjes ne post tani ai arriti te shtoje 10 pike te mira te tjera. Here pas here ai vajti vete ne Kampin e shpreses mbi miniere dhe takoi te afermit.


Fotografite e presidentit qe perqafonte grate qe prisnin me frike dhe u jep atyre kurajo qe diskutonte me inxhinjeret dhe qe gjithmone ishte i informuar per gjendjen ku kishte avancuar shpimi i shpetimit te gjitha keto i bene mire imazhit te tij. Pinera - njeriu i veprave i cili eshte prane njerezve. Ai e regjistroi se si i shpetoi nga duart presidentit te SHBA Barack Obama menaxhimi i krizes ne Gjirin e Meksikes thone persona te brendshem dhe ai mesoi prej kesaj.


Por inskenimi perfekt ka edhe detajet e tij te pabukura. Keshtu ishte e qarte qe ne oret e para te mengjesit te 22 gushtit se 33 minatoret ishin gjalle dhe mire. Por nga pallati presidencial ne Santiago erdhi urdheri qe te mos shperndahej lajmi i mire per te cilen po priste i gjithe Kili derisa te mberrinte presidenti te miniera. Kjo do te ishte ora e lavdise se tij. Presidenti e njeh pushtetin e fotografive. Do te mbetet ne kujtesen kolektive te Kilit perqafimi qe u beri ai minatoreve qe nxirreshin nga miniera.


Humbes dhe fitimtare


Por krahas fitimtareve ne kete drame - te cilet jane para se gjithash minatoret e shpetuar dhe familjet e tyre por edhe qeveria e koncerni shteteror i minierave Codelco i cili e mundesoi shpetimin me teknologjine me moderne - duhen permendur edhe humbesit. Autoritetet shteterore deshtuan ne menyre skandaloze ne mbikqyrjen e respektimit te standarteve te sigurise. Sektori i minierave eshte ne Kili kollona mbeshtetese e ekonomise Kili eshte prodhuesi i trete ne bote i bakrit.


Ne minieren San Jose ne te kaluaren kishin ndodhur disa aksidente tragjike. Pas humbjes se nje jete minieren e mbyllen vitin e kaluar.


Me te drejte sindikatat CUT kerkojne tani me nje katalog kerkesash ndryshime te medha ne industri per te mbrojtur te drejtat e punonjesve. Me kete para presidentit Pinera ndodhet nje detyre e madhe.


Autor Mirjam Gehrke


Redaktoi Auron Dodi/ Aida Cama