Violinisti dhe kompozitori i famshëm italian Nikolla Paganini kishte lidhje me të dyja motrat e Napoleon Bonopartit


Nikola Paganini


Rrugës plot me pluhur që kalonte nga Xhenova deri në Luka dukej sikur nuk do i vinte kurrë fundi. Por udhëtari brenda në karrocë nuk mërzitej, sepse mendjen e kishte diku larg, duke fantazuar. Kur kapërceu nga balta tek luksi, nga arroganca tek shkëlqimi, nuk pati më kufi. Kështu mendonte 23-vjeçari Nikolla Paganini. Para pak kohësh njëfarë korsikani i panjohur, i quajtur Napoleon Bonoparti e shpalli veten si konsulli i parë, e pak më vonë u vetëshpall Imperator i Francës dhe Italisë, ndërsa familjen e vetë e shpalli si Familja Mbretërore Bonoparti. Mendjelehtësia dhe kotësia e motrave të tij nuk kishin asnjë lidhje me sjelljen mbretërore, të cilën e reklamonte vëllai i tyre i sapokurorëzuar. Po ti vetë mos je ndonjë njeri koti? i foli zëri i tij i brendshëm Përse jo, – thellë nga shpirti i dolën këto fjalë Paganinit A mundet në këtë jetë të arrish të bëhesh dikushi pa përdorur kotësinë?. Modestia e tepërt është humbëse. Fatkeqësisht, ata të paaftët e ngratë kërkojnë të fitojnë e të përfitojnë  lëvdatat  nga njerëz që janë shumë më të denjë se ta. Do të desha të di se çfarë përfaqëson Zonjëza e Mbretërisë së tashme të Lukës? Motër e denjë e vëllait të famshëm? Eliza Bakoçi, e mbante veten si Princeshë: kishte 24 karroca parade, pas të cilave marshonin garda kalorësiake e Bolonjës, Veronës, Ferrarës. Pranë tyre parakalonte bashkëshorti i saj Paskuale Bakoçi, hypur në një kalë të mrekullueshëm race pranë Princeshës fringo të re!.


Sapo mori pozitën, ajo menjëherë krijoi një kopësht të mrekullueshëm. E kaloi edhe Toilerin përsa i përket shkëlqimit dhe etiketës. Hajde, hajde – i foli përsëri zëri i brendshëm. – Harrove që për këtë shkëlqim ishe ftuar edhe ti? Mos harro- Ah sikur të ishe në modë sa mirë do të ishte për ty? Por ti akoma nuk je aq i famshëm. Duhet të përpiqesh ende shumë, duhet që të sigurosh një pozicion të mirë si muzikant oborri në këtë mbretëri të këtij vendi vogël siç është Luka. Prandaj është shumë e rëndësishme ti pëlqesh Princeshë Elizës


 


ELIZA


Kur vendosi diademën me brilante, Eliza u pa njëherë në pasqyrë. Nuk ishte aq e bukur sa motra e saj e vogël Paolina, por kishte pamjen e princeshës: E gjatë, me trup të drejtë dhe më e rëndësishmja çfarë fati me vëllain që kishte!, e njëjta fytyrë, i njëjti vështrim këmbëngulës. Sa keq që kishte një bashkëshort të pagdhendur, një zero me xhufka! Por ajo ka një mendje të hollë dhe imagjinatë reale, vepron në një mënyrë të tillë që në këtë vend të humbur të vlojë një jetë e bukur dhe e trazuar. Po! Ajo ka talent për të drejtuar, sa shpejt arriti të ndryshojë në dukje pamjen e këtij qyteti gjysëmshekullor monoton? Zgjeroj rrugët, zbukuroj trotuaret me statuja dhe shatrivane. Banorët vendas u kënaqën dhe u çuditën shume me ndryshimet që bëri Princesha, ju qeshnin sytë dhe në fytyrë kishin shumë optimizim. Banorët filluan të zgjohen gradualisht nga jeta monotone dhe e mërzitshme që ishin mësuar të jetonin. Salla e teatrove me artistë italjanë dhe francez ishte gjithëmonë e mbushur, ata shijonin shumë shfaqjet e shpeshta që organizoheshin jo vetëm në teatrin komunal por edhe në sheshet e hapura. Mos të flasim për orkestrën! ishte një mrekulli që në fillim virtuozi i ri violinist, pranoi propozimin e saj. Ndërsa për nderimet ajo nuk harroi kurrë. Violinisti i oborrit, dirigjenti i orkestrës natyrisht nuk është mjaftueshëm. Duhet të bëhet virtuoz i kamerës si dhe kapiten i gardës mbretërore. Ky nuk është vetëm një post honorifik , kuptohet ata kurrë nuk do të donin nëpër pritje mundane një violinist të thjeshtë. Tani ndryshon me gjithë këta tituj që i kanë dhënë, ai do të jetë gjithëmonë në krye të vendit. Do i hapen të gjitha dyert dhe punët do t i zgjidhen si me shkopin magjik. Çfarë ndodhi me ata të dy? Ajo i përqafoi si e hipnotizuar  tingujt e violinës së Paganinit, ajo ra në dashuri me të që në vështrim të parë.


Drejtë me thënë Paganini do të donte ta paguanin më mirë, pra kuptohet më shumë.  Honoraret bujare dhe honorifike  e bënin që të djersitej nga inati dhe pakënaqësia dirixhonte spektakle operistike 2-3 herë në javë, kishte koncerte personale-recitale në oborr  dhe dy herë në javë jepte mësime në Akademi. Ndërsa talenti i tij improvizues pothuajse nuk po e shfrytëzonte njeri. Për këtë arsye bashkëshortit të Princeshës i pëlqente të argëtohej, e urdhëronte Paganin ti binte violinës dhe ti jepte mësime violine. Po ashtu për Paganinin ishte ngushëllim përballja me Princeshën gjatë mësimeve të violinës me nxënësin e patalentuar me pushtet.


Është e vërtetë që Eliza nuk ishte e bukur (por as e shëmtuar) jo më kot pseudonimi i saj ishte Trëndafili I bardhë. Ishte pesë vjet më e madhe se ai, por ishte jashtëzakonisht e zgjuar, interesante dhe shumë tërheqëse. Mbi të gjitha ishte motër e Perandorit të madh, kush nuk do të ishte i gatshëm ti përgjigjej të gjitha kërkesave të saj? Një madam-e të tillë i duhej kushtuar një vëmendje e veçantë. Po këto emocione dhe strese! të përhershme ishin torturuese. Ajo donte që kur takohej me Paganinin ai të luante pafund me violinë. E  dinte që në darkë e priste një natë plot pasione. Zakonisht ajo e ftonte Maestron në karrocën e saj dhe së bashku shkonin në vilën jashtë qytetit. Atje e prisnin shkurret aromë plot të dafinave, stolat romantike, statujat e nimfave hyjnore, pranë liqenit ku mjelmat lundronin nën dritën e hënës.


Megjitëse inisiativa për këto takime dashurie ishin të princesha Elizës, duhet ti jepej haku, ajo ishte e zonja ti krijonte shpërthime të vërteta. Por Paganini ishte lodhur nga takimet dhe marëdhëniet e tyre si dhe nga detyrimet pafund të oborrit. Ai ëndërronte për një pushim të gjatë. A do ti jepte leje Eliza të largohej nga oborri? Që të kërkonte mënyra të reja për të bërë artin e tij dhe për të jetuar? Ai vendosi, çfarëdo që të thoshte Eliza, ai do të largohej përgjithmonë


PAOLINA


Paolinës, motrës së vogël të Napoleonit, i erdhën në vesh fjalë për marrëdhëniet e Elizës  me muzikantin. Është e vërtetë që edhe ajo e kupton se ka një gjë magjike, të pazakontë tek ky violinist virtuoz. Pra e motra ka pasur të drejtë që u dashurua marrëzisht me tëduke ditur se e motra ishte personifikimi i moralists.


Paolina bukurinë e së cilës e krahasonin me perëndeshat, shpejt u hodh në aventurat dashurore. Për shkak të sjelljes së saj skandaloze i vëllai shpejtoi ta martonte me Princin bukurosh Kamilo Borgeze. Paolina as që mund ta mendonte se do e martonin aq shpejt, prandaj nuk është për tu cuditur që urdhërat e rrepta dhe të prera të vëllait për ndershmëri, moral dhe disiplinë shkaktonin tek ajo tallje dhe nënqeshje ironie. Njëkohësisht këto masa padobi të vëllait e bënin atë të hidhej në krahët e aventurave dashurore më shumë dhe me më tepër pasion. Por vëllai mori masa të menjëhershme, e internoi në një fshat shumë të humbur. Çfarë nuk bëri Paolina që most të shkonte atje, përdori gjithshka por më kot.


Në vitin 1808, Paolina u kthye në rezidencën e saj të re me një shkëlqim dhe bukuri të paparë aq shumë ishte zbukuruar saqë të gjithë të ftuarit me rastin e ditëlindjes së saj u mahnitën prej saj.  Ditëlindjen  e saj e  kishin organizuar ashtu si i kishte hije një princeshe. Dhurata shumë të çmuara, fishekzjarre shumëngjyrëshe, ballo, ushqime nga e gjithë bota etj. Atë natë ajo mori pseudonimin trëndafili i kuq, krahas trëndafilit të bardhë që ishte e motra Eliza. Por në ndryshim nga e motra Paolina nuk e ftoi Paganinin në oborr. Ai shkoi atje me sy mbyllur sepse e shpinte zemra dhe jo këmbët. Violinisti ishte mik me kompozitorin vendas Feliçe Bllangini, i cili e prezantoi me Paolinën lidhja ishte e ngushtë. Meqë ishin natyra të përafërta shpe