Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, është mbajtur seanca për konfirmim të aktakuzës ndaj të pandehurit Nasim Curi. Sipas përfaqësuesit të akuzës, Nesim Curri ngarkohet me dy vepra penale, detyrim në kontestim dhe veprën penale kërcënim në kontestim.



Me këtë rast, pasi prokurori i ka propozuar Gjykatës që të marrë vendim për konfirmim të aktakuzës pasi ky person dyshohet se në bashkëveprim me të akuzuarit e tjerë, Xhabir Zharku, Arsim Koloshi, Besnik Hasani, Fikri Hasani dhe Afet Dalloshi, ka kryer veprat penale për të cilat akuzohet.



Visar Vehapi, avokati i të akuzuarit, e kundërshtoi aktakuzën, të cilën e cilësoi si të pabazë dhe kërkoi nga Gjykata që ta hedhë poshtë.



Më pas, gjyqtari i Procedurës Paraprake, Carls Smith III, njoftoi palët se vendimi lidhur me konfirmimin e aktakuzës do të merret në afatin e paraparë ligjor.



Në bazë të aktakuzës, Xhabir Zharku, Arsim Koloshi, Besnik Hasani, Fikri Hasani, Afet Dlloshi dhe Nesim Curri në bashkëveprim, si pjesë e një grupi kriminal, në data të ndryshme ndërmjet 26 korrikut 2006 dhe nëntorit 2007, kryen veprat penale të kërcënimit ndaj Shefket Lurit, Xhelil Sumës dhe Azem Sumës, në mënyrë që të përfitojnë financiarisht nga aktivitetet kriminale. Më datën 27 korrik 2006, ata akuzohen se kërcënuan të vrasin palët e dëmtuara nëse nuk tërhiqen nga tenderi i tyre fitues nga AKM-ja, Vala e 16-të për fermën e deleve në sipërfaqe prej 32 hektarësh në fshatin Rakaj, komuna e Ferizajt. Të pandehurit vazhduan të kërcënojnë viktimat më datën apo rreth datës 28 korrik 2006, duke u thënë se nëse nuk tërhiqen, do të derdhet gjak. Në ditën e njëjtë, 28 korrik 2006, Xhabir Zharku thirri Xhelil Sumën dhe e kërcënoi atë. Më vonë, gjatë takimit të mbajtur në shtëpinë e Xhelil Sumës, në të cilën mori pjesë Nesim Curri, viktimave sërish u është thënë që të tërhiqen. Kërcënime të mëtutjeshme janë bërë para takimit në Shkup më datën apo rreth datës 30 korrik 2006.



Gjatë takimit në Shkup, viktimat u pajtuan që të dorëzojnë interesin e tyre në fermën e deleve në sipërfaqen prej 23 hektarësh në shkëmbim me katër hektarë. Mirëpo, edhe pas këtij pajtimi ata vazhduan të kërcënohen për shkak se nuk u tërhoqën raportin e ngritur në polici. Xhelil Suma dhe Shefket Luri pranuan shumë kërcënime nëpërmjet telefonit dhe më 2 tetor 2007, u vendos një mjet shpërthyes në ballkonin e shtëpisë së Shefket Lurit. Kësisoj, sipas aktakuzës, viktimat u vunë në një pozicion mjaft të vështirë për një periudhë të gjatë kohore.