Ekspozita Në Dritën e Amanra, do të hapet më 6 dhjetor, në 100-vjetorin e ditës kur, në jug të Egjiptit, arkeologët gjermanë gjetën bustin 3,300-vjeçarë të Nefertitit, gruas së faraonit Ehnaton. Pjesë e ekspozitës do të jenë edhe 600 objekte të tjera, shumica e të cilave do të shfaqen për herë të parë. Gjithashtu, në mesin e eksponateve do të jetë edhe ditari i arkeologëve, dhe një skicë e Nefertitit.
Ekspozita do të hapet në Muzeun Neues, që cilësohet si shtëpi e dytë e koleksionit egjiptian në Berlin që për herë të parë u ekspozua në vitin 1924.
Ndryshe, busti i Nefertitit ka nxitur tensione të herëpashershme mes Egjipti dhe Gjermanisë. ish-ministri egjiptian i Antikiteteve, Zahi Havas, kishte kërkuar kthimin e bustit në Egjipt, por autoritete gjermane pohojnë se busti që është sjellë legalisht në Gjermani është tepër i brishtë që të lëvizet.