Nënsekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, Nicholas Burns, i ngarkuar për Çështjet Politike, pritet të japë sot dorëheqjen, tha një zyrtar i lartë amerikan.Sekretarja e Departamentit amerikan të Shtetit, Condoleezza Rice, pritet të rekomandojë në këtë post ambasadorin amerikan në Rusi, William Burns, shtoi zyrtari i lartë, i cili nuk pranoi të identifikohej.