Këta persona akuzohen nga autoritetet italiane se janë përfshirë në veprimtarinë e importit, transportit dhe shitjes së lëndëve narkotike
Organizata Grupi i shqiptarëve u hetua nga prokuroria italiane. U faktua se disa shqiptarë trafikonin qindra kilogramë heroinë dhe kokainë
Operacioni Ellenika në Shqipëri, tre të arrestuar rishtas, katër në burg dhe dy në Itali
Grupi i shqiptarëve
Endrit Dokle, kapobanda i Durrësit, sërish në telashe nga Italia
Endrit Dokle është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 16 vite burg për trafikun e drogës. Gjatë operacionit Ura, u ndaluan edhe disa bashkëpunëtorë të tij
Sokol Çobo
Nëntë shqiptarë janë vënë nën akuzë nga drejtësia italiane për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, në kuadër të një superoperacioni në mbarë Ballkanin, ku janë ndaluar gjithsej 71 persona. Prokuroria e Përgjithshme tha dje, se në kuadër të operacioni Ellenika, në territorin e vendit tonë janë arrestuar tre persona, ndërsa si të implikuar në këtë rrjet kriminal janë gjithashtu katër persona, të cilët ndodhen në burg. Mësohet se dy shqiptarë të tjerë janë arrestuar në Itali, ndërsa ajo që ka shtangur drejtësinë italiane është mënyra e drejtimit të këtij grupi nga burgu. Endrit Dokle, i dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda, për disa vrasje në qytetin e Durrësit, ka drejtuar këtë rrjet kriminal, ku arrinte nëpërmjet telefonave të merrte sasinë e drogës nga Afganistani, për ta dërguar në Turqi dhe më pas, përdorte si vend transit Shqipërinë dhe Kosovën. Lënda narkotike trafikohej në Itali dhe në vendet perëndimore, ndërsa kishte edhe disa korrierë sllavë, që përdornin si rrugë kalimi Serbinë, Bosnjën, Kroacinë dhe Slloveninë.
Aksioni në Shqipëri
Akuza qendrore njoftoi dje, se janë nëntë shqiptarë nën akuzë, shtatë në Shqipëri dhe dy në Itali. Nga këta, katër ndodhen në burg dhe tre janë arrestuar rishtas. Organizata Grupi i shqiptarëve është hetuar për një periudhë të gjatë nga ana e Prokurorisë italiane, në të cilën është faktuar se disa qytetarë shqiptarë janë përfshirë në një rrjet të gjerë trafiku të lëndëve narkotike të forta, sasi e cila arrin në disa qindra kilogramë heroinë dhe kokainë, tha prokuroria, ndërsa bëri publike edhe identitetet e të akuzuarve. Në Shqipëri u arrestuan dje Zenel Balla dhe Elvin Muço në Durrës, ndërsa Shpëtim Danaj u arrestua në Vlorë. U është komunikuar urdhri i arrestit ndërkombëtar, në kuadër të këtij operacioni, shtetasve Endrit Dokle, Jorid Xhunga, Shefqet Vata dhe Arben Shtëmbari, të gjithë në burg. Në Itali janë arrestuar Renald Velja dhe Roxhen Velja. Operacioni i gjerë, i cili është shtrirë në disa vende të Ballkanit, është i koduar Ellenika 1 dhe Ellenika 2. Sipas hetimeve të autoriteteve italiane, ky grup i strukturuar kriminal, është drejtuar dhe organizuar nga shtetas shqiptarë, të cilët bashkëpunonin ngushtë në aktivitetin e tyre kriminal edhe me grupe të tjera të strukturuara kriminale që veprojnë në Itali, tha Prokuroria shqiptare.
Dokle, kapobanda i Durrësit
Midis personave nën akuzë është sërish Endrit Dokle, person i njohur i botës së krimit. Ai ndodhet në burg, i dënuar me burgim të përjetshëm për disa vrasje, ndërsa në shpinë ka një tjetër dënim për trafik narkotikësh, të cilin e ka realizuar nga qelia. Disa vite më parë, gjatë operacionit Ura, prokuroria tha se Dokle dhe disa bashkëpunëtorë, arritën që të kryenin trafik droge. Sipas përgjimeve të atëhershme, ku ishte i implikuar edhe shtetasi Izet Krasniqi, arsyetohet se është ky i fundit ai që merr përsipër transportimin e lëndës narkotike drejt Italisë, duke e kaluar nëpërmjet Bosnjës, me ndërmjetësimin e shtetasit boshnjak S.Cufuroviç. I pandehuri Endrit Dokle nga dhomat e paraburgimit bashkërendon veprimet dhe siguron lidhjet mes të gjithë bashkëpunëtorëve, duke gjetur personat që do të presin dhe do ta shpërndajnë lëndën narkotike në Itali. Në këtë episod të dytë bëhen pjesë edhe të bashkëpandehurit e tjerë të Dokles dhe Krasniqit, të cilët u gjykuan në një proces të veçuar.
Trafiku i 20 kilogramë marijuanë në vitin 2008 Në dhjetor 2008, shtetasi E.D. ka marrë përsipër shpërndarjen e një sasie prej rreth 20 kilogramësh lënde narkotike e llojit heroinë në Itali. Këtë sasi lënde narkotike dy të bashkëpandehurit e marrin përsipër ta dërgojnë në Itali brenda një jave. Sipas sugjerimeve të të pandehurit Endrit Dokle, të bashkëpandehurit Isuf Buna e Shefqet Vata janë munduar të sqarojnë të gjitha detajet e aktivitetit të tyre. Biseda telefonike mes të pandehurve Endrit Dokle e Buna më 12.12.2008: Dokle: A marut punë? Buna: Jo, jo folëm e u sqarum. Dokle: A u sqarut mirë Buna: Jo, jo, unë nuk nejta shumë aty, lashë Cetin me ato punë. Dokle: Mirë mirë Buna: Nuk nejta shumë unë po nejta sa ishte me nejt, pastaj ika Dola në tavolin tjetër, se kisha edhe nja dy miq të tjerë Dokle: A u morën vesh ata Buna: Po normal po Më 19.12.2008, sasia e gjetur dhe e sistemuar nga të bashkëpandehurit është dërguar drejt shtetit italian. Cufuroviç: Alo! Krasniqi: Ej, mik! Jam këtu, në një kafe. Cufuroviç: Sapo arrita, jam këtu. Ka shkuar pak poshtë në liqen Krasniqi: Mirë, mirë e di mirë se ku. Atje si është koha? A është ngrohtë atje? Cufuroviç: Po këtu në qytet ngrohtë është. Kur të shkojmë me të, atje në autobus. Do të marr unë kur të jetë dhe ai, por akoma nuk më ka marrë Krasniqi: Mirë, mirë Këtu po qëndrojmë jemi mbledhur, kemi dy-tre orë që jemi bashkë. Cufuroviç: Domethënë katër mijë ti jap as më pak dhe as më shumë. Krasniqi: Po, po. As më pak as më shumë.
Transkriptet
Përgjimet e Endrit Dokles nga burgu me bashkëpunëtorët: Prite Skënderbenë…
Endrit Dokle dhe Izet Krasniqi kanë trafikuar në Itali dhjetëra kilogramë marijuanë. Në kohën që ka konsumuar këtë vepër penale, Dokle gjendej në qelitë e paraburgimit 313 në kryeqytet për llogari të gjykimit ndaj tij si anëtar i Bandës së Durrësit. Ata u deklaruan të fajshëm për trafik të narkotikëve, të kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal dhe u dënuan me nga 16 vjet burg. Sipas vendimit të gjykatës, Dokle, për shkak të lidhjeve të tij, ka bashkërenduar veprimet e të gjithë anëtarëve në këtë grup të strukturuar kriminal, ka krijuar lidhjet me pritësit dhe shpërndarësit e lëndës narkotike në Itali. Krasniqi ka kontribuuar në këtë grupim të strukturuar kriminal në realizimin e transportimit të lëndës narkotike nga Shqipëria deri në Itali, duke e realizuar këtë përmes lidhjeve të tij nëpërmjet Bosnjës.
Nga bisedat telefonike të përgjuara në shtator të vitit 2008, konstatohet se i bashkëpandehuri Isuf Buna komunikon në mënyrë të vazhdueshme me të pandehurin Endrit Dokle, i shqetësuar për vonesat në shpërndarjen e lëndës narkotike në Itali. Në këto biseda telefonike kuptohet që është i pandehuri Endrit Dokle, së bashku me të bashkëpandehurin Jorid Xhunga, që mban kontakte me bashkëpunëtorët e tyre në Itali. Dokle
Reklama
Lajmet e fundit
Reklama