19/10/2004  Ditën e enjte, Kuvendi i Shqipërisë do të kalojë për votim emrat për komitetin shtetëror të kthimit dhe kompensimit të pronave. Burimet kanë bërë të ditur se socialistët sot do të paraqesin emrat e tyre në Kuvendin e Shqipërisë për këtë komitet. Ndërsa në lidhje me emrin e kryetarit të komitetit, janë duke u zhvilluat bisedimet mes kryetarëve të Grupeve parlamentare të PS-së, Gramoz Ruçi dhe atij të PD-së, Bamir Topi. Në lidhje me këtë, prej Bashkimit Evropian është kërkuar miratimi me konsensus, pasi kthimi dhe kompensimi i pronave cilësohet një pikë që prek shumicën e popullsisë shqiptare. Megjithatë pritet që të jetë Sokrat Sinaj sërish kryetar i këtij komiteti, i cili në përbërje do të ketë dy anëtarë të opozitës, dy të mazhorancës dhe një me konsensus