Të gjithë besimtarët muslimanë nisin ditën e nesërme muajin e shenjtë të Ramazanit. Ndërsa ka uruar besimtarët muslimanë si brenda dhe jashtë vendit për një agjerim sa më të lehtë, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Haxhi Selim Muça u shpreh se ky është muaj ku manifestohet pastërtia shpirtërore dhe devotshmëria ndaj Zotit të Madhëruar.

 


Gjithashtu Kryegjyshi Botëror i bektashinjve Edmond Brahimaj ka përshëndetur besimtarët në të gjithë botën duke e konsideruar muajin e Ramazanit si muaji i sakrificës , paqes dhe devotshmërisë.

 


Syfyri i parë fillon të premten deri në 03.20 minuta dhe më pas iftari parë do çelet në orën 20:16 minuta. Nata e madhe e Kadrit është më 14 gusht ndërsa Fiter Bajrami i njohur ndryshe si Bajrami i madh është më datën 19 Gusht.


Gjatë gjithë muajit të shenjtë të Ramazanit RTV “ Ora News” në bashkëpunim me komunitetin musliman do të sjellë një emision të përnatshëm për të gjithë besimtarët muslimanë.