"Protesta do të mbahet nesër (të premtën) me fillim nga ora 12.00 dhe qytetarët e tubuar do të nisen nga objekti qendror i KEK-ut në drejtim të Sheshit Zahir Pajaziti, me vazhdim te objekti i Qeverisë", kanë njoftuar  Grupi i Qytetarëve të Organizuar. 


Protestës edhe këtë herë iu kanë bashkangjitur dhjetëra organizata joqeveritare, organizatat studentore, subjektet politike, sindikatat dhe grupet e artistëve. Me komunikata të veçanta që janë dërguar ditët e fundit, ato organizata e kanë shprehur përkrahjen e tyre për këtë protestë të nesërme./Indeksonline/