TIRANE-Konkursi për gradën "drejtues" në Policinë e Shtetit zhvillohet nesër. Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit bëjnë me dije se ditën e shtunë, zhvillohet konkursi për të gjithë ata efektivë policie që duan të marrin gradën "drejtues". 

Të gjithë punonjësit e policisë që do të marrin pjesë në këtë testim, pasi të marrin gradën "drejtues", do të kenë mundësi që të dalin shefa sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si edhe nëndrejtorë policie në policitë e qarqeve. Por, policia ka publikuar edhe një sërë kriteresh që duhet të plotësojnë të gjithë aplikantët për të marrë këtë gradë. (Kriteret i gjeni sot ne Gazeta Shqiptare ne print)

(a.n/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)