Pa pranuar hapur formimin e shtetit palestinez, Benyamin Netanyahu ka njoftuar se qeveria e tij do te respektoje te gjitha marreveshjet e firmosura ne te kaluaren me palestinezet.

Kreu i qeverise izraelite i ka bere referim edhe “Road Map”, e hartuar nga Katershja e ndermjetesve per Lindjen e Mesme, te bazuar ne parimin “dy popuj, dy shtete”.

Megjithate, Netanyahu ka ritheksuar se do te insistoje ne parimin e “reciprocitetit” ne negociatat e ardhshme per paqen.

Ne nje fjalim te mbajtur ne Knesset, kryeministri izraelit ka deklaruar se mezi pret qe te perfshije shtetet arabe ne rrethin e paqes, nje objektiv qe ndan edhe me administraten Obama.