FIER- Dita e 6-të e festivalit të ‘Archeo-s’, vazhdoi sot me një show poetik si dhe me festivalin e muzikës korale, organizuar në ambientet e kishës së Shën Mërisë, në qytetin antik të Apollonisë.

Rreth 30 shkrimtarë, poetë dhe krijues nga Fieri dhe treva të Shqipërisë, ishin sot aktori dhe spektatori i veçantë i kësaj kishe mesjetare.

”Ndryshe nga tradita ku në këtë kishë janë lexuar lutjet për faljen e mëkatarëve, artistët falën sot këtu shpirtin krijues”, -tha sekretari i lidhjes së shkrimtarëve të Fieri, Petraq Kote.

Ai bëri një prezantim të letërsisë fierake nga krijimi deri në ditët e sotme duke përmëndur i pena të njohura të Myzeqesë, të cilët kanë zënë vënd mes shkrimtarëve dhe poetëve më të shquar të vëndit.

Aktorët e mirënjohur fierak, Muhamet Xhelili, Mijola Sitaj dhe Shpëtim Shehu, ngjallën emocione të fuqishme nëpërmjet interpretimit të vargjeve poetike Më pas, fjala poetike u zëvëndësua nga tingujt e muzikës dhe me një koncert me muzikë korale.
(atsh/BalkanWeb)