Në një intervistë për "Radio 4", një anëtar i klubit katalanas, profesor Lopis nga IESE Buisness School ka deklaruar se një drejtues i Barcelonës i ka komunikuar se Neymar ka firmosur tashmë me Blaugranat.


Sipas tij, ylli brazilian i Santos nuk do të vijë në "Camp Nou" pas Botërorit 2014">2014, ashtu siç ka deklaruar edhe vetë futbollisti, por në përfundim të këtij sezoni.


Kujtojmë që për Neymar është futur fuqishëm në lojë edhe Manchester City, që ofron 55 milionë sterlina./indeksonline/