Nga Artan Lame


Shkruante nje i mencur ska ca dite: Me vjen te marr nje hu dhe, o tu mbush koken me xhunga, o tu mbush xhungat me koka.


Ne keta 5 a 6 vjetet e fundit, kam shkruar disa here per budallalleqet e Postes Shqiptare ne emetimin e pullave dhe gjithmone Posta ja ka dale te me zhgenjeje, duke e ngritur steken e budallalleqeve edhe me lart. Kjo ketu eshte pulla e emetuar ne vitin 2014, me rastin e 130-vjetorit te lindjes se Sulejman Delvines, i cili per fat te keq nuk u be dot asnjehere ne te gjalle te vet pasha.


Vinte nga nje familje e mesme e qytetit te vet dhe kohen e Turqise e kaloi si ofiqar i ulet ne administraten e Perandorise. Bej me titull nuk qe asnjehere, por ky titull sidoqofte edhe perdorej si shenje respekti. Pra, ne ditet e tij me te lavdishme, ja doli ta therresin Sulejman bej Delvina.


Ndoshta nisur nga ky merak, Posta Shqiptare ka vendosur ti jape tiullin pasha.


Shpresoj qe nga ky ekses bujarie nobiliare, Posta ndonje dite ta quaje edhe Ahmet Zogun Perandor i Shqiperise, apo Lek Dukagjinin ta bejne Lek Mbretgjini. Nuk kam pasur kurre shprese qe Posta Shqiptare te ndreqet, po sa per kaq mund te kishin zgjuar ndonje nga gjumemedhenjte e Akademise e ta pyesnin se si duhet qojtur dhe historiani do u thosh qe duhet thene Sulejman Delvina ose Sulejman bej Delvina.


Pastaj, ishin qe ishin aty, te pyesnin edhe ndonje gjuhetar si shkruhen emrat me tituj osmane, e ky tu thosh qe pasha apo bej qofte, titujt shkruhen me germe te vogel, se le qe nuk ishte pasha, por duke e shkruar kete me te madhe, ngjan: Emri: Sulejman atesia: Pasha mbiemri Delvina.


Sa per kujtese ne fund, pulla, monedha dhe medaljet jane tri nishanet themeltare te shtetit. Ufaaa!