Struktura u prezantua sot nga drejtori i Aviacionit Civil, Ervin Mazniku, gjatë një takimi pune me drejtues të lartë të Aviacionit Civil, të autoriteteve doganore, Policisë së Shtetit, përfaqësues të kompanive ajrore që operojnë në venin tone etj.

Sipas tij,  komiteti kombëtar, do të angazhohet në bashkërendimin e masave për sigurinë në aviacionin civil si dhe do të japë  këshilla për  autoritetet përgjegjëse të aviacionit.  Gjithashtu, ky komitet do të zhvillojë dhe zbatojë masat e sigurisë, sipas informacioneve për kërcënime apo akte të tjera të paligjshme ndaj aviacionit, do të  sigurojë  bashkërendimin e punës ndërmjet autoriteve përgjegjëse për sigurinë lidhur me zbatimin e programit kombëtar të sigurisë, do të organizojë vëzhgimin e sigurisë në aeroporte etj.

Drejtori për Sigurinë e Aviacionit Civil, Martin Biba, shprehu rëndësinë e ngritjes së komitetit për sigurinë kombëtare të aviacionit civil, duk theksuar se, komiteti ndërthur dhe bashkërendon masat e sigurisë në raste të incidenteve apo  aksidenteve  në aviacionin civil shqiptar."Bashkërendimi i punës ndërmjet autoriteteve të aviacionit është i domosdoshëm për funksionimin si një strukturë e vetme në rast të ndonjë incidenti", tha Biba. /S.Ll/Start/


                                                                                             2011-09-19 16:09