Humb jetën në moshë të re Eglantina Bode, bashkëshortja e ministrit të Financave Ridvan Bode. Pas një sëmundjeje të gjatë zonja Bode është shuar ditën e djeshme. Stafi i Gazetës “Panorama” gjen rastin t’i shprehë ngushëllimet familjes së ministrit për humbjen e madhe, ndarjen para kohe nga jeta të nënës dhe bashkëshortes. Eglantina Bode ndërroi jetë në moshën 48-vjeçare. Ajo që prej disa vitesh vuante nga një sëmundje  e pashërueshme. Pas kurave të shumta nuk ka mundur të mbijetojë, duke i shkaktuar me humbjen e saj një dhimbje të madhe, familjarëve miqve dhe të afërmve. Eglantina Bode përpara se t’i përkeqësohej sëmundja ishte e punësuar Agjencinë e Sigurimit të Depozitave.