Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka vlerësuar se Bashkimi Evropian do ta ballafaqoj Serbinë me njohjen e Kosovës, në këmbim për vazhdimin e integrimeve evropiane dhe se për këtë çështje sa më parë duhet të arrihet konsenzus kombëtar.
"Absolutisht e dijë se do të gjendemi para zgjedhjes: ose Kosova ose Evropa", i tha Tomisllav Nikolliq së përditshmes beogradase, "Veçernje Novosti", dhe ka shtuar se "Brukseli do të na ballafaqoj me njohjen e Kosovës" dhe për këtë Serbia duhet të jetë e përgatitur.
Mëtutje, zoti Nikolliq ka theksuar se "për këtë çështje duhet të arrijmë konsenzus kombëtar sa më parë dhe është koha që për këtë të bisedoj me kryeministrin, Aleksandar Vuçiq".
Presidenti i Serbisë tha se ai nuk do të merrte pjesë në pushtetin, i cili do ta pranonte pavarësinë e Kosovës.