Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka thënë se në mes të vendit të tij dhe Izraelit mund të tërhiqen “shumë paralele historike”, pasi të dy popujt “kanë përjetuar rënien e territoreve të tyre historike nën pushtimin e huaj, si dhe kanë qenë në shënjestër të dëbimit dhe persekutimit”.
“Mund të mësojmë shumë nga Izraeli – jo vetëm atë se si duhet dashur vendi, por edhe si duhet ndërtuar vendi nga rëra, si të zhvillohet teknologjia e lartë dhe si të ushqehet populli”, ka thënë Nikolliq për gazetën The Jerusalim Post, transmetojnë mediat serbe, raporton Rel
Ai po ashtu ka thënë se Serbia nuk do të pranojë kurrë pavarësinë e Kosovës, me gjithë “presionin e tmerrshëm” me të cilin përballet.
Nikolliq ka udhëtuar sot për vizitë treditore në Izrael dhe territoret palestineze./Indeksonline/