Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka thënë se vendi i tij është “mirënjohës” për mbështetjen e Rusisë në çështjen e Kosovës.
Rusia, aleate tradicionale e Serbisë, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe e konsideron atë si të paligjshme.
Nikolliq i ka bërë komentet në Soçi, në takim me presidentin rus, Vladimir Putin.
Dy udhëheqësit kanë nënshkruar një marrëveshje për partneritet strategjik, e cila bën thirrje për forcimin e lidhjeve në një varg fushash, përfshirë biznesin, tregtinë dhe insrastrukturën, transmeton rel.
Ajo po ashtu mbështet bashkëpunimin politik, sidomos për "çështjen e Kosovës"./Indeksonline/