Albania Sport - Nini "hap zjarr" mbi mediat greke. Goli i tij në fitoren 2-0 të Panathinaikos ndaj Panionos dhe për më tepër rekordi i vendosur në kampionatin profesionist grek si futbollisti me moshën më të rë për Panathinaikos dhe i dyti në historinë greke që realizon është në qendër të shtypit.ja si shprehet vete Nini për sportnet.gr. "E dija për rekordin, dhe u përpoqa shumë që t'ia dal me sukses, por ajo që ka rëndësi mbi të gjitha ka kuptim që fitoi ekipi im dhe ju rekordi që vendosa. Është endrra ime që duhet të vazhdojë akoma dhe shpresoj se do të jetë e tillë. Mbi të gjitha duhet të luaj për ekipin dhe pastaj për veten time", theksoi mesfushori 16-vjecar shqiptar.
Në lidhje me shpresat që ka Panathinaikos për të fituar kampionatin grek, Ninis theksoi: "Kemio ndeshje të vështira në vijim, duhet të luajmë mirë që të fitojmë. Kampionati nuk ka përfunduar akoma, kemi shumë ndeshje përpara nesh. Nësë do të luajnë si sot nuk do të kemi frikë as nga Ksanthi". Emri i Nini figuron kohët e fundit në faqet e parë të gazetave, por ai nuk jep shumë rëndësi këtyre. "Shkrimet e gazetave nuk ndikojnë te mua, pasi unë nuk jam shumë i dhënë pas tyre". Në lidhje me pyetjen se nëse mendon të veshë fanelën e Kombëtares shqiptare, Nini deklaron se akoma nuk ka vendosur gjë: "Nuk e di akoma për Kombëtaren, nuk kam vendosur akoma"