01-07-2013 / Gazeta 55

Kreu i shtetit shqiptar, Bujar Nishani u takua në Zagreb me Zёvendёsndihmёsin e Sekretarit amerikan tё Shtetit, Ambasadorin Philip Reeker

Nё ditёn e dytё tё qëndrimit nё Kroaci, Presidenti i Republikёs Bujar Nishani u takua me Zёvendёsndihmёsin e Sekretarit amerikan tё Shtetit, Ambasadorin Philip Reeker.
Ambasadori Reeker shprehu urimet pёr zgjedhjet e 23 qershorit, tё cilat i vlerёsoi si mё tё mirat tё zhvilluara nё Shqipёri.
Presidenti Nishani, pasi vlerësoi procesin zgjedhor, nё tёrёsi, nё përputhje me standardet evropiane, shtoi se zgjedhjet dhe tranzicioni i pushtetit po dёshmojnё pjekurinë e popullit dhe klasës politike shqiptare dhe tё demokracisë nё vend.
Presidenti Nishani dhe Ambasadori Reeker ndanë mendimin se ndarja e pushteteve dhe funksionimi normal i institucioneve tё pavarura janё jetёsore pёr njё demokraci tё shëndetshme dhe funksionale.
Presidenti i Republikёs Bujar Nishani mori pjesё nё festimet e organizuara dje nё mbrёmje, nё Zagreb, me rastin e hyrjes sё Kroacisё nё Bashkimin Evropian.
Pas ceremonive festive tё rastit tё mikpritura nga autoritetet mё tё larta tё vendit, Presidenti Nishani dhe personalitetet e larta pjesёmarrёse nё kёtё veprimtari, u nisёn drejt Sheshit qendror të Zagrebit, “Ban Jelačić”.
Personalitete tё larta tё vendit dhe tё institucioneve tё Bashkimit Evropian pёrcollёn mesazhe tё shkrurtra urimi pёr tё pranishmit e shumtё nё kёto festime, tё cilat vijuan deri vonё pas mesnate.
Presidenti Nishani, gjatё qёndrimit tё tij nё Zagreb, mori pjesё gjithashtu nё mёngjesin e punёs, dhёnё nga Presidenti i Kroacisё Ivo Josipović pёr presidentët e e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

...