Tiranë- Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Joachim Gauck, i ka dërguar sot një mesazh urimi Presidentit Nishani me rastin e marrjes së detyrës së tij në krye të shtetit shqiptar.

Presidenti i Në mesazhin e tij, Gauck shprehet se “Fillimi i Presidencës Suaj përkon jo vetëm me 100-vjetorin e pavarësisë së vendit Tuaj, por edhe me përvjetorin e 25-të të lidhjes së marrëdhënieve diplomatike mes Gjermanisë dhe Shqipërisë, të cilat unë dëshiroj t`i zhvilloj më tej së bashku me Ju!”
Homologu gjerman ka siguruar Nishanin se do të qëndrojnë në krah të tij në përjekjet integruese të vendit.

Që nga zgjedhja e tij në krye të shtetit shqiptar, Nishani ka marrë urime nga Presidenti i Indisë, Pratibha Devisingh Patil; Emiri i Shtetit të Kuvajtit, Lartësia e Tij, Sheiku Sabah Al Ahmad Aj Jaber Al Sabah dhe Princi i Kurorës, Sheiku Sabah Al Ahmad Al Jaber Al Sabah; Presidenti i Maltës, Dr. George Abela dhe Sulltani i Sulltanatit të Omanit, Qaboos bin Said.

/IDEA/