e Shtune 27 Shtator 20141242 pm


ALEKSANDR KOCANIbrbr  Per kedo qe eshte i familjarizuar me studimet ne shkencat sociale termat vlera dhe studime vlerore nuk perbejne dicka te panjohur Ai e di se hulumtimi i sistemit vleror karakteristike per nje shoqeri te jep nje tablo vlerore te ngjashme me nje lloj radiografie vlerore e cila te lejon qe te kuptosh drejt se cfare deshiron dhe vlereson shumica e individeve te saj dhe te parashikosh kuptohet jo me saktesine e shkencave ekzakte sjelljet dhe veprimet e saja ne te ardhmen Pa hyre shume ne hollesira po permendim se sipas Ronald Inglehart nje nga studiuesit me me ze te sistemit te vlerave ne bote ka dy klasifikime te pergjithshme te tyre nje sipas dimensionit vleror materialistpost-materialist dhe tjetri sipas atij tradicionalshekullar-racional Ne secilin dimension ne skajet jane vendosur sisteme te vlerave te kunderta brNese do te perdornim modelet vlerore te Inglehart-it per te klasifikuar nga pikepamja vlerore shoqerine aktuale shqiptare do te thoshim se ne dimensionin materialistpost-materialist ajo pozicionohet dukshem ne skajin materialist Pra sistemi vleror grup vlerash te organizuara dhe lidhura logjikisht qe karakterizon shoqerine shqiptare ne pergjithesi eshte ai i vlerave materialiste apo te mbijeteses sic e quan ndryshe Inglehart Kjo nuk do te habiste askend nese kemi parasysh qe shoqeria jone vjen nga nje sistem ku mungonin kushtet per plotesimin e pothuaj shumices se nevojave te domosdoshme per nje jetese dinjitoze Kete e ka shpjeguar shume mire edhe Inglehart-i kur i cilesonte shoqerite e vendeve ish-komuniste si shoqeri qe karakterizohen nga sistemi vleror i ashtuquajtur prej tij si i vlerave te mungeses qe perben ne thelb nje sistem vleror materialist te tejskajshem brPer arsye te kuptueshme kerkuesit shqiptare nuk kane mundur te fotografojne nga pikepamja e studimeve vlerore vitet e para te kalimit te shoqerise shqiptare drejt nje shoqerie post-komuniste I pari studim i tyre qe synonte te pervijonte nje profil vleror te kesaj shoqerie daton ne vitin 1998 Nga te dhenat e ketij studimi dilte nje tablo vlerore ku mesatarisht 80 e treguesve vlerore deshmonin per krahun materialist te sistemit vleror sundues ne shoqerine shqiptare te asaj kohe Mbas vitit 2003 kerkuesit ne Departamentin e Shkencave Politike ne Universitetin e Tiranes filluan te zhvillojne ne menyre sistematike cdo vit anketime qe hetonin profilin vleror te aktoreve sociale kryesisht ne qytetin e Tiranes ne vitin 2004 edhe ne rang vendi duke fotografuar jo vetem tablote vlerore per shoqerine e ketij qyteti ne ndryshimin e tyre pergjate disa viteve deri ne maj 2014 por edhe duke percaktuar eksperimentalisht nese ne keto tablo ka vetem nje apo dy sisteme vlerore sipas njerit dimension vleror Doli se tabloja vlerore sundohet vetem nga njeri prej dy sistemeve te kunderta vlerore apo ndryshe qe ka vetem nje profil vleror ndonese te pranishme jane edhe vlera te shkeputura qe i perkasin skajit tjeter te dimensionit vleror Kjo bente te mundur qe te hulumtohej dinamika e ndryshimit te ketij profili vleror ne vite dhe mbi kete baze te shpjegoheshin deshirat preferencat qendrimet dhe sjelljet e vezhguara te aktoreve sociale ne qytetin e Tiranes si dhe te parashikohej dinamika e ndryshimit te tyre ne vite br brLajmi i keq qe vjen nga hulumtimi empirik i kesaj dinamike te profilit vleror te aktoreve sociale te qytetit te Tiranes gjate ketyre 12 viteve eshte se ndryshe nga sa shpresohej dhe pritej prirja e kesaj dinamike nuk ishte dhe eshte drejt dobesimit qofte te lehte te profilit vleror materialist por perkundrazi drejt forcimit te ketij profili Tashme grupi i indikatoreve vlerore materialiste mesatarisht merr vlera ne intervalin 80-90 dhe synon qe te zhvendoset edhe me lart Ky perben nje fakt alarmant ne shume pikepamje Se pari kjo flet per nje tendence te zhvillimit te shoqerise shqiptare tashme edhe nga pikepamja shkencore parametrat qe karakterizojne shoqerine shqiptare te qytetit te Tiranes perfaqesojne ne nje mase te konsiderueshme edhe ate te tere vendit ne kahe te kunderta me ate qe po ecen zhvillimi i shoqerive te vendeve kryesore te BE ku po aspirojme te integrohemi Ketu nuk eshte ceshtja se keshtu po minohet realisht ky proces integrimi qe nuk perben ne vetvete nje qellim por vetem nje mjet por se po perkeqesohen parametrat e zhvillimit te vendit dhe po frenohet gjithnje e me teper cdo prirje e vecante per zhvillime pozitive brMe nje gjendje e dinamike te tille te profilit vleror te shoqerise shqiptare shpjegohet mjaft mire perse kemi situata te tilla si vjedhja ne Banken e Shqiperise deshtimet e medha ne betejen me korrupsionin dhe krimin nje sistem gjyqesor teper problematik renien e vazhdueshme te cilesise ne sistemin arsimor dukurite e shnderrimit te publikes ne private dhe anasjelltas si ne rastin e publikuar nga mediat te drejtuesve te Fakultetit te Shkencave Sociale ne UT etj etj Per me teper kjo dinamike sjell edhe nje prognoze teper gri Ne cdo 20 veta mbi 18 prej tyre do ti perkasin profilit vleror materialist Prandaj eshte urgjente qe te diskutohet ne nivele akademike se cfare strategjie dhe taktikash duhen perdorur per te frenuar kete dinamike dhe dobesuar sado pak natyren materialiste te profilit vleror te shoqerise aktuale shqiptare E theksojme ne nivele akademike sepse tashme eshte e qarte pamundesia e zgjidhjes se saj nga politika Kesaj mund ti vesh ne ngarkim mjaft gjynahe te medha si per shembull moszgjidhja me vetedije e problemit te prones acarimet artificiale dhe mungesa e konsensusit per problemet madhore te zhvillimit te vendit etj Por ajo e theksoj nuk eshte shkaku i problemit ne fjale por pjese e vete ketij problemi Jo me kot Hegeli ka theksuar idene se cdo komb ka udheheqesit qe meriton br brSi te dilet nga ky ngerc vleror Vlerat i perkasin kultures se nje shoqerie dhe mund te ndryshojne edhe duke ndjekur tendencat e zhvillimeve kulturore te kushtezuara nga faktore te ndryshem social-kulturore Fjala vjen ne shoqerine post-komuniste shqiptare po ndodh nje fare revolucioni i heshtur kulturor qe kap sferat e menyres se jeteses raportit me tjetrin me ligjin etj i nxitur edhe nga ndikimet qe prodhon migracioni masiv brenda dhe jashte vendit kryesisht ne vendet fqinje Por ky proces kerkon kohen e vet dhe eshte relativisht i ngadalte si cdo proces i ndryshimeve kulturore spontane Dhe ne pikerisht kohe nuk kemi Kjo sepse jemi te perfshire ne proceset e globalizimit rajonal e me gjere te cilat sa vjen dhe po i shpejtojne ritmet e tyre dhe cdo vonese e jona per te ecur me ritmin e te tjereve eshte me pasoja fatale per te ardhmen e vendit Atehere mbetet qe te kerkojme modele zhvillimore qe te frenojme tendencen negative te dinamikes se profilit vleror te shoqerise aktuale shqiptare Po ti referohemi studiuesit me emer ne fushen e vlerave Ronald Inglehart ai shpjegon se kalimi ne fillim te viteve 80 te shekullit te kaluar i vendeve te industrializuara perendimore ne stadin e shoqerive post-industriale solli nje zhvendosje nga sistemi vleror kryesisht materialist ne ate post-materialist Inglehart erdhi ne kete teori te quajtur te determinizmit ekonomik jo duke e huazuar ate nga Marksi dhe Bell por si rezultat i interpretimit te te dhenave te valeve te anketimeve mbi sistemin vleror te kryera ne dhjetera vende te botes duke filluar qe nga fillimet e viteve 1970 Pra dilte se testet empirike konfirmonin fuqishem idene se zhvillimet ekonomike sillnin ndryshime te rendesishme kulturore br brNe mungese te ndonje teorie tjeter me konkurruese mendoj se vemendja e qarqeve akademike shqiptare lypset te perqendrohet ne gjetjen e modeleve qe do te nxisnin nje zhvillim me te pershpejtuar te ekonomise se vendit me qellim qe te kemi ndryshime me te shpejta pozitive ne sistemin vleror qe karakterizon shoqerine shqiptare Fjala vjen vlen qe te diskutohet se si dhe sa do te avancohet ne plotesimin e infrastruktures rrugore te vendit dhe ku do te bjere barra kryesore financiare qe ajo sjell ne rritjen e borxhit te brendshem apo te atij te jashtem fare paketash ligjore duhen aprovuar apo cilat ligje duhen permiresuar me pikesynimin e nxitjes se rritjes ekonomike Apo cfare taktikash dhe strategjish do te ndiqen per te rritur kapacitetet turistike te vendit dhe zgjedhur modelin e sherbimeve turistike etj br brPra shoqeria aktuale shqiptare ka nevoje me shume se kurre per ndihme nga mendimi shkencor per te kapercyer kete regresion te sistemit vleror dhe bota akademike nuk ka te drejte morale qe te bej sehir kete situate  nga brendesia e kulles se saj te fildishte

br










tweet