Të tjera rreth shkrimit VIDEO
INDI- Një djalë 8-vjeçar në Indi, ka arritur të mahnisë jurinë e spektaklit "India's Got Talent", duke bërë një performancë të përkryer si balerin. Në muzikën ritmike indiane, djali ka nisur të kërcejë dhe të bëjë lëvizje që kanë mrekulluar jo vetëm jurinë, por është shoqëruar edhe nga duartrokitjet dhe ovacionet e publikut në sallë.
 
Ai ka hyrë në skenë me një motorr për fëmijë, me një uniformë policie dhe me syze të errëta dhe më pas ka nisur të kërcejë me një elokuencë të përkryer, sikur të ishte një yll i vërtetë baleti dhe duke mos pasur aspak emocione.
 
Fundin e performancës së tij, 8-vjeçari e bëri pranë jurisë dhe një prej tre pjesëtarëve të saj, është ngritur dhe duke qeshur ka nisur të kërcejë bashkë me të.
 
Me këtë performancë të shkëlqyer, djali u zbulua të ishte një talent i vërtetë dhe juria vendosi që ai të kalojë në fazën finale të këtij spektakli që përzgjedh talente të fushave të ndryshme.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)