Zona më e populluar e Prishtinës, lagja ‘Dardania’ është në vazhdimësi në shënjestër të hajnave të çantave. Situata pritët të zbutët në muajit e ardhshëm. Lagja ka vendosur kamerat për rritjen e sigurisë. Ato janë vendosur në pikatë më të larta të ndërtesave dhe e mbulojnë ¼ e hapësirës në këtë lagje. Nën vëzhgim është përfshirë rrugët ‘Idriz Gjilani’, ku ndodhët shkolla fillore ‘Xhemail Mustafa’, Rruga ‘Sadik Zeneli’, ‘Rruga Bill Klinton’, e Platoja e Kurrizit.




Safet Kamberaj, kryetar i bashkësisë Lokale në ‘Dardani’, thotë se, në të ardhmen është menduar që të përfshihen edhe disa pjesë tjera. “Kamerat janë vendosur në pikat më të larta të ndërtesave. Janë instaluar në fillim të muajit janar dhe janë donacion i OSBE-së. Kanë kushtuar rreth 3 mijë euro. Se bashku me Komunën e Prishtinës, ose nëpërmjet donacioneve do të vendosim edhe në pjesë tjera të lagjes”, tha Safet Kamberaj që është edhe, kryetarë i Këshillit për Siguri në Bashkësi për ‘Dardanin’.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


Ndryshe, kamerat kanë rezolucionit 36 zoom, me mundësi të ruajtës së të dhënave prej 6 muajve. Ndërsa, largësia e pamjes është deri në 1 kilometër