TIRANË- Një tjetër rast dyshimi pedofilie vjen në dritë pas zbulimit të monstrës së Laprakës. Edhe këtë herë në Tiranë, me saktë, sërish në periferi të saj, viktimë e ngacmimit seksual është një vajzë e mitur, dymbëdhjet vjeçe, e cila ka treguar gjithë historinë tek prindërit. Këta kanë bërë denoncimin në polici.

Për këtë ngjarje është shpallur në kërkim A.B., i cili gjithnjë sipas akuzës, është autori i këtyre akteve të turpshme ndaj të miturës.

“A1 Report” ka mundur të sigurojë dëshminë e bashkëshortes së të akuzuarit, e cila u intervistua nga gazetari Arsen Rusta përmes një kamere të fshehtë.

Pavarësisht atmosferës së krijuar këto ditë, pas ngjarjeve të Laprakës, gruaja deklaron se bashkëshorti i saj është viktimë e një grupi femrash dhe se historia është e sajuar.

DIALOGU ME BASHKESHORTEN E TE DYSHUARIT

Gazetari: Ky është dyqani i A.B?

Bashkëshortja: Jo, nuk është ky!

Gazetari: Po ç’është historia me punën që ka bërë?

Bashkëshortja: Historia është e atyre feçkave këtu, po unë atë ditë kam qënë në shtëpi

Gazetari: E kanë sajuar?

Bashkëshortja: E kanë sajuar; atë ditë A. ka qënë gjithë ditën i shoqëruar. Ka qënë këtu deri në orën një e gjysëm, pastaj ka vajtur në spital se kishte nusen e kunatit. Unë nuk e mbroj, por është e vërtetë se une kam nderin tim, por ka qënë gjithe ditën i shoqëruar. Të shtunën jam 2 turne në punë dhe nuk dija gjë cfarë bëhej të shtunën, por atë ditë…

Gazetari: Paske folur me atë?

Bashkëshortja: Është revoltuar, tha se është bërë një grup, grupi i tërë femrave. Femra është çdo gjë aty, femra prish çdo gjë.

Gazetari: A jeni lidhur me policinë të paktën?

Bashkëshortja: Po s'është rregulluar gjë; pa të jetë rregulluar, s’të lenë këta, sepse shefin e krimeve kjo nuk
e di se çfarë e ka. Mund ta ketë dhe diçka, nuk e di, s’e akuzoj dot.

Redaksia online
(a.s/ar.sh.shqiptarja.com)