Ish-gazetarja  dhe prezantuesja e një emisioni në televizionin Fox News, Heather Nauert është zëdhënësja e re e Departamentit Amerikan të Shtetit.


Përvoja e Heather në media dhe interesi i saj i përhershëm për çështjet ndërkombëtare do të kenë vlerë të paçmueshme ndërsa ajo i transmeton përparësitë e politikës së jashtme të administratës për publikun amerikan dhe atë botëror, u tha përmes një deklarate të DASH-it.


Heather Nauert ishte së fundmi një nga drejtueset e emisionit të mëngjesit Fox and Friends në Fox News.


Nuk dihet ende se kur do të fillojë të drejtojë konferencat për shtyp zëdhënësja e re e Departamentit Amerikan të Shtetit.


/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter