Sot në orën 18:00 në galerinë e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës fotografi Maksim Zotaj paraqet ekspozitën personale "Nju Jork-Tiranë-Nju Jork". Paraqiten rreth tetëdhejtë fotografi që siç mund të kuotohet nga titulli i ekspozitës kanë në fokus Tiranën dhe Nju Jorkun, jetën e përditshme në dy qytetet të pakrahasueshëm në shumë aspekte. Maksim Zotaj para se të largohej drejt SHBA ka punuar në Departamentin e Filmit Televiziv në TVSH, për filmat "Inxhinieri i Minierës", "Prindër të Vegjël", "Unë e dua Erën" dhe si as/regjisor në filmin "Këtu bën ftohtë". Qysh nga vitit 1998 Zotaj është anëtar i Shoqatës Botërore të Fotografëve të Pavarur. Ka hapur dy ekspozita personale "101 Photographs"në Bronx House Jeëish Commnity Center,dhe"A Love Song to New York" në "Pedigru Gallery", Manhatan.