Autori i Lajmit: red.
Ishte i zoti t ia dilte po aq mirë në botën amerikane, sa edhe në botën shqiptare

Ai ishte paksa vetmitar. Nuk kishte familje. Në jetën personale nuk interesohej për gjërat materiale



“Nuk e njihja peshkop Nolin derisa u martova. Nuk e kisha takuar kurrë më parë. Burri im ishte mik shumë i mirë i tij dhe ata kishin lidhje të ngushta. Zyra e “Vatrës” ndodhej në Huntington Avenue në Boston dhe apartamenti i peshkopit ishte pranë saj në Blagden Street, kështu që ai e vizitonte shpesh Fan Nolin. Apartamenti i tij ishte shumë i hallakatur dhe i mobiluar thjeshtë, shumë pak mobilje, por shumë libra.-Kështu rrëfen për studiuesin tonë Nasho Jorgaqi, njëra nga bashkëkohëset e Nolit, Sara Panariti, gruaja e botuesit të gazetës më të vjetër shqiptare në Botë, “Dielli”, Qerim Panaritit. - Peshkop Noli na vizitonte dy herë në vit. Ai e kishte të vështirë të ngjiste shkallët, sepse çalonte pak dhe e kishte akoma më të vështirë të zbriste. Fakti që ai dhe burri im ishin aq miq, ishte shumë i çuditshëm sepse burri im ishte mysliman, megjithatë, ai ishte shumë i afërt dhe i devotshëm ndaj peshkopit. Ai e çmonte aq shumë peshkopin sa, edhe pse ishte mysliman, shkonte shpesh në kishë.

“A mendoni se dallimi fetar u lejonte të kishin marrëdhënie madje më të afërta?” Pyetjes së studiuesit Nasho Jorgaqi, znj. Sara Panariti i përgjigjet me “po”. “Peshkop Noli kishte sens të shkëlqyer humori. Duke e ngacmuar burrin tim i thoshte: Pse nuk bëhesh prift? Do të ishe prift i mirë dhe gruaja jote ka karakter të këndshëm, kështu që do të bëhej priftëreshë e mirë”. Ai qeshte edhe me veten,- vazhdon rrëfimin e shoqja e mikut të Nolit.- Nuk ishte aspak pedant. Ata kishin shumë gjëra të përbashkta. Qëllimi i tyre mbizotërues ishte përkushtimi ndaj çështjes shqiptare, nacionalizmit shqiptar dhe kulturës shqiptare. Që të dy ishin të interesuar për shtimin e koleksionit të literaturës shqiptare, sepse kur erdhën shqiptarët në fillim në Amerikë, nuk kishte asgjë. Peshkop Noli përktheu shumë libra, mes të tjerash Shekspirin dhe “Rubairat” e Omar Khajamit. Ai shkroi “Historinë e Skënderbeut” në shqip dhe në anglisht dhe përktheu shumë poezi origjinale; shkroi edhe shumë pjesë liturgjike. Përmes përpjekjeve të burrit tim dhe të shoqërisë “Vatra” u organizua një banket dhe të ardhurat iu dhanë peshkopit, që t i përdorte për botimin e librit “Bet hoveni dhe Revolucioni Francez”. Libri për Skënderbeun u botua nga “Vatra”, kur burri im ishte botues i “Diellit”

Fan Noli në Harvard

“Në artikujt që ka shkruar burri im, theksonte se Noli vajti në Harvard, sepse vendosi të krijonte një bazë të mirë në anglisht me qëllim, që të kryente atë punë që donte të bënte. Fan Noli mund t ja dilte në të dy botët. Shumë herë anëtarë të klerit të huaj ose gazeta të huaja mund të funksionojnë vetëm në gjuhën e tyre, por peshkop Noli dhe burri im mund t ja dilnin po aq mirë në botën amerikane, sa edhe në botën shqiptare.

Noli zbulohet si talent i aktrimit dhe notar

Fan Noli kishte aftësi dramatike dhe ndoshta mund të ishte bërë aktor shumë i mirë. Grupi teatral ku kishte marrë pjesë u shpërnda, pasi mbeti në mes të katër rrugëve në Egjipt, pa para. Ai duhet të ketë pasur aftësi dramatike, ndryshe nuk do të mund të mbante të mbërthyer për një kohë aq të gjatë ata që e dëgjonin. Ishte shumë tërheqës, kur fliste ai, ti e dëgjoje. Disa herë kam ndjekur shërbesat e kishës vetëm për të dëgjuar zërin e tij, sepse duke mos qenë shqiptare, nuk e kuptoja gjuhën. Ai shprehej bukur. Ai ishte në formën e tij më të mirë, kur fliste para auditorit. Bënte që çdo gjë të dukej e gjallë. Kishte një zë të mrekullueshëm, të fortë dhe kumbues (tingëllues).

“Kur flisnin me njëri- tjetrin, im shoq, Qerimi dhe Noli, bisedat e tyre kalonin nga filozofia te letërsia, nga arti te historia, por subjekti për të cilin flisnin më shumë ishin Shqipëria dhe problemet shqiptare. Fan Noli ishte ishte i orientuar politikisht dhe i interesuar për nacionalizmin shqiptar dhe krijimin e shtetit të pavarur shqiptar. Por nuk flisnin ndonjëherë për sportin, edhe pse burri më thoshte se peshkop Noli kishte qenë notar i shkëlqyer dhe shumë i fuqishëm. Megjithatë, ai nuk kishte shumë kohë për gjëra si kjo, sepse vazhdimisht lexonte, studionte dhe krijonte diçka. Kjo ishte e mrekullueshme!

Noli kënaqej me piknikët e shqiptarëve të diasporës

Peshkopi kënaqej kur shkonte në piknikët e shqiptarëve, ku do të ulej e të rrinte me anëtarët e rëndësishëm të kishës. Ai ishte vegjetarian dhe pëlqente frutat, kështu që në këto piknike do të gjendej gjithmonë një shportë me fruta për të. Çfarë shihnin tek Noli si njeri?Kur shihja peshkop Nolin, ndjeja gjithmonë se ndodhesha në praninë e një njeriu të madh.

Ai ishte shumë tërheqës. Kishte diçka në zërin e tij dhe në mënyrën se si fliste. Është një cilësi që jo gjithmonë mund ta përcaktosh; mund ta ndjesh, por jo ta analizosh gjithmonë. Thjesht e ndjej se po flisje me një njeri me aftësi të mëdha, me njohuri të thella dhe shumë i përkushtuar. Nga ana tjetër, ai rrallë zbulonte ndonjë gjë për veten e tij. Bisedat e tij ishin gjithmonë për kauzat e për të tjerët. Nuk besoj se mund t i afroheshe shumë në planin personal. Në themel, Fan Noli ishte njeri i drojtur. Ai ishte paksa vetmitar. Jetonte vetëm dhe këtu nuk kishte familje. Në jetën personale nuk interesohej për gjërat materiale.

“A mendoni se i vinte ndonjëherë keq që nuk ishte martuar?” Kjo pyetje pikante e studiuesit, prof. Nasho Jorgaqit, merr kete përgjigje nga znj. Panariti: “Nuk e di. Im shoq më ka treguar, sesi një herë ai dhe peshkop Noli shkuan në varrimin e dy vllezërve të rinj shqiptarë, që ishin vrarë në një aksident

automobilistik. Mbas varrimit, burri im e çoi Nolin me makinë në apartamentin e tij në Blagden Street. Gjatë rrugës së kthimit, Fan Noli i tha pak a shumë tim shoqi. A e di, ne nuk e patëm kurrë kënaqësinë e fëmijëve, por nuk do të kemi kurrë as tragjedinë e tyre”.

Peshkop Noli ishte njeri shumë i respektuar jashtë bashkësisë shqiptare. Ai linte përshtypje të mahnitshme. Dr. Carleton Coon, antropolog në Harvard kishte shkuar në Shqipëri për të drejtuar një sërë studimesh antropologjike. Ai botoi një libër me titull “Mali i gjigantëve” (The Mountain of the Giants&rdquo) dhe i kishte kërkuar si peshkop Nolit, ashtu edhe burrit tim të lexonin dorëshkrimin për t u siguruar që materiali historik ishte i saktë. Një mbrëmje na ftoi të treve për darkë. Mysafirë të tij ishin disa njerëz shumë të shquar që kishin lidhje me Harvardin si dhe një anëtar i rëndësishëm i Departamentit të Shtetit në Uashington. Vëmendja e gjithsecilit atë mbrëmje ishte përqendruar te peshkop Noli. Të gjithëve

u bënë shumë përshtypje njohuritë e tij për historinë e Ballkanit. Ai ishte në qendër të vëmendjes. Ajo qe një mbrëmje e mahnitshme dhe ai, një tregimtar shumë i mirë.

Një histori shumë zbavitëse ishte ajo, kur e kishim ftuar peshkop Nolin për darkë, një të shtunë mbrëma. Ndoshta ishte 81 vjeç dhe ishte duke mësuar aramaishten në Harvard. Një ditë më telefonoi për të më pyetur nëse do të më vinte keq, po të ndryshonte ditën, sepse i kishte dalë diçka tjetër. I thashë se nuk më vinte keq dhe ai mu përgjigj: “Kam provime dhe më duhet të mësoj”. Kjo ndodhi kur ishte 81 vjeç. Po, kështu që nuk është kurrë vonë të mësosh për provime. Vërtetë zbavitëse! “Duhet të ketë qeshur, kur ja u ka thënë këtë” -Po, qeshi. Qeshi. Një herë tjetër kur ishte i ftuar për darkë, mori në telefon për të na thënë se i kishte ndodhur diçka me protezën e dhëmbëve, kështu që nuk do të ishte në gjendje të përtypte asgjë. Mu desh të përgatisja diçka të bollshme që mund ta hante. Ai hëngri supë me zarzavate dhe më pas hëngrëm tortë me luleshtrydhe, që ai e shijoi plotësisht.

Peshkop Noli e dashuronte muzikën. Ai e kishte bërë zakon të shkonte çdo të premte mbasdite në koncert simfonik. Ato pak herë kur nuk mund të shkonte, ma jepte mua biletën e tij. Kishte një vend të hatashëm; ishte në llozhën e parë mbi skenë. Kur kisha vajtur në koncert përpara se të martohesha, isha ulur në llozhën e dytë nga nuk shihej asgjë.

Noli, mes studiuesve të Shekspirit, në Shtëpinë e Bardhë

Në qershor 1964, lexuam në gazetën “Neë York Times” se në përkujtim të 400 vjetorit të lindjes së Shekspirit, presidenti Lyndon Johnson kishte organizuar një mbrëmje në Shtëpinë e Bardhë për studiuesit e Shekspirit. Megjithatë, jo shumë njerëz kishin dijeni për përkthimet e peshkop Nolit në shqip të Shekspirit. Peshkop Noli i tha burrit tim se do të dëshironte të shkonte. Atëherë, ai i shkroi një letër shumë të këndshme presidentit Johnson, ku i thoshte se edhe peshkop Noli ishte studiues i Shekspirit, se ai ishte 81 vjeç dhe nuk e kishte parë kurrë nga brenda Shtëpinë e Bardhë. Ai mendonte se peshkop Noli do të kënaqej shumë po ta ftonin edhe atë. Mbas një jave peshkopi mori një ftesë. Duhet të jetë tronditur! Po, u trondit, sepse atje ishin të gjithë studiuesit e Shekspirit nga Anglia dhe nga ky vend. Kur u kthye, peshkop Noli i telefonoi burrit tim për t i thënë se presidenti Johnson i dërgonte të fala. I tillë ishte humori i tij.

Burri im e admironte shumë peshkopin. S kish gjë që të mos e bënte për të. Ai filloi fushatën për të mbledhur para që t i blinte peshkop Nolit një shtëpi në Florida, ku ai të shpëtonte nga muajt e hidhur e të ftohtë të dimrit. Të gjithë mendonin se ajo ishte një marrëzi, se nuk do të mblidheshin kurrë aq para sa duheshin. Por i mblodhën.

Poezitë e peshkop Nolit u botuan te “Dielli në kohë të ndryshme. Ai përktheu shumë nga poezitë e Viktor

Hygoit, që do të thotë se e njihte mirë frëngjishten. Përktheu gjithashtu, edhe disa poezi elizabetiane. Duke e kuptuar se ishte shumë i sëmurë, peshkopi i tha burrit tim se dëshironte që ato poezi të botoheshin si libër, ndryshe do të humbisnin po të varroseshin në faqet e “Diellit”. Pas vdekjes së peshkopit, im shoq u takua me disa shqiptarë adhurues të Fan Nolit, që kontribuan për shtypjen e librit. Padyshim që peshkopi nuk e pa kurrë librin. Peshkop Noli kish dashur që pas vdekjes librat e bibliotekës së tij t ia dhuronte Bibliotekës Publike të Bostonit. Në atë kohë, për disa arsye, biblioteka e Bostonit nuk i mori librat. Atëherë, sekretarja e tij Mary Johns, i dërgoi ato në Shqipëri. Qenë volume të tëra dhe u desh të bëheshin arka druri për transportimin e tyre. “Si, nuk i pranoi Biblioteka Publike e Bostonit? A nuk ishte kjo një marrëzi?”, pyet prof. Jorgaqi. “Po, kështu ishte. Tani ata do të ishin shumë të kënaqur t i kishin ato libra”.



Djaloshi rebel, që nga vitet e gjimnazit. E revoltonte padrejtësia

Gjatë viteve të hershme të shkollës, ai kishte qenë rebel, kishte protestuar për pushimin nga puna të një prej mësuesëve të tij të gjimnazit; jo se autorietet nuk kishin të drejtë të pushonin mësuesin, por Noli nuk mund të lejonte ta bënin këtë pa dhënë asnjë arsye. Theofani besonte gjithmonë në barazinë dhe lirinë për të gjithë njerëzit. Ai besonte në barazinë, në kuptimin që askush nuk mund të kishte të drejta mbi një individ tjetër. Kjo nuk do të thotë se nuk do të kishte ndryshime klasore; sigurisht që disa njerëz do të ishin më të pasur, disa më inteligjentë, disa më të aftë se të tjerët; megjithatë të gjithë duhet të kishin mundësi të njëjta. Noli besonte te Krishti, si tek profeti më i lartë. Ai kishte shumë humor. I donte fëmijët dhe muzikën, e donte edhe kishën. Ai nuk ishte thjeshtë anëtar i bashkësisë fetare, por ishte njeriu më i rëndësishëm i saj. Aftësitë e tij intelektuale ishin të mahnitshme. Fliste disa gjuhë, përktheu Shekspirin dhe Dhiatën e Re. Studioi muzikë, e dashuronte muzikën. Politika ishte një tjetër tipar i karakterit të tij. Pikësynimi më i madh i Nolit ishte të çlironte popullin shqiptar. Përmes përpjekjesh të palodhura, Noli arriti të siguronte ndihmën e presidentit Ëilson, në çështjen e pavarësisë. Mbasi u takua me të në Ëashington, D.C., Ëilsoni i tha

Nolit se ai kishte vetëm një zë në Konferencën e Paqes në Versajë dhe do ta përdorte në interes të Shqipërisë.

Ky lajm është publikuar: 10/08/2009