Oslo - Emri më i përdorur për djemtë e lindur gjatë vitit 2008 në Oslo të Norvegjisë, është Muhamed. Sipas zyrës Norvegjiane të Statitikave, gjatë vitit 2008 në Oslo kanë lindur 5.217 fëmijë meshkuj. Emri më i preferuar i këtij viti në Oslo ka qenë Muhamed. Plot 120 fëmijëve u është vënë ky emër. Emri i dytë më i preferuar ka qenë Jakob me 76 foshnja që mbajnë atë dhe i treti Lucas me 68.
Statistikat tregojnë se norvegjezët gjatë viteve të fundit kanë rritur preferencat për të quajtur fëmijët e tyre me emra fetar. Emrat që përdoreshin më shumë më parë, ishin “Dag, Kjell, Ole”, kurse tani më të preferuar janë "Lucas, Mathias, Markus, Kristian". Kryeqyteti Oslo është edhe qyteti që ka popullsinë më të madhe të myslimanëve në këtë vend.