Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O'Connell, po ndjehet i zhgënjyer me faktin se, siç thotë ai, "një protestë domethënëse është njollosur nga dhuna".

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se shumë qytetarë kanë protestuar sot për të shprehur pikëpamjen e tyre, e që sipas tij, kjo është e drejta themelore e demokracisë.

"Është fatkeqe që një protestë domethënës është njollosur nga dhuna. Dhuna gjithmonë shkakton më shumë probleme sesa zgjidh. Shpresoj që liderët politikë do ta dënojnë dhunën dhe do të mundohen t'i zgjidhin mosmarrëveshjet me dialog", ka shkruar ai.