Anbasadori britanik në Kosovë, Ruairí O'Connell, nëpërmjet llogarisë së tij personale në Facebook ka uruar qytetarët për festën e Krishtlindjeve.

O'Connell urimin e tij e bëri në tri gjuhë, shqip, anglisht dhe serbisht.

"Në emër të popullit britanik, ju uroj të gjithëve festën e Krishtlindjeve. Urojmë që paqja, dashuria, solidariteti dhe begatia të mbizotëroj në familjet tuaja", ka shkruar ambasadori.