Ashpersohet beteja mes Avokatit te Popullit dhe Ministrise se Brendshme.Ambasadori i OSBE-se ne Tirane, Robert Bocsh ka dale ne mbrojtje te Avokatit te Popullit pak dite pas padise qe i eshte bere atij nga Drejtoria e Policise se Shkodres.

Ai deklaroi se, institucioni i Avokatit te Popullit ka nje mbeshtetje per punen e mire te bere jo vetem nga OSBE, por edhe Keshilli i Europes.

“Institucioni i Avokatit te Popullit eshte i pazevendesueshem, Une mbeshtes institicionin dhe ne emer edhe te Keshillit te Evropes denoj  dhunen dhe keqtrajtimet”, u shpreh Bosch.

Ndersa Avokati i Popullit, Ermir Dobjani i ka kerkuar Ministrise se Brendshme dhe Drejtorise se Pergjithshme te Policise te shprehet per padine qe i eshte i bere atij, duke sjelle ne vemendje bashkepunimin e deritanishem.

Por nuk ka vonuar edhe ragimi i Policise se Shtetit, pas deklarateve te ambasadorit te OSBE-se, Robert Bosch dhe Avokatit te Popullit, Ermir Dobjani.

Permes nje deklarate per mediat, Policia e Shtetit ndonese shpreh gadishmerine per bashkepunimin me Avokatin e Popullit thekson se rasti i Shkodres eshte deformuar dhe politizuar.

Sipas njoftimit ne zyrat e policise se Shkodres, ku po zhvillohej nje hetim per nje vrasje te vitit 1997 ka hyrë Avokati i Popullit, i cili pavarësisht se ka konstatuar se askush nuk po pyetej në kundërshtim me rregullat e marrjes së dëshmisë, ka ndërhyrë arbitrarisht, duke ndërprerë procesin e hetimit, dhe duke marrë në pyetje oficerët e policisë gjyqësore.

Sipas deklarates se policise, Avokati i Popullit ka dhënë publikisht të dhëna mbi karakteristikat e dëshmitarëve, cka bie në kundërshtim të plotë me Kodin e Procedurës Penale, duke shkelur nenin 297 te “Ruajtjes se sekretit hetimor”.

Me tej Policia e Shtetit riperserit faktin se, ndërhyrja dhe ndërprerja e procesit të marrjes së dëshmive nga ana e Avokatit të Popullit, pa autorizimin ose prezencën e prokurorit kompetent është e paligjshme dhe se ne baze te ligjit ai nuk mund te nderprese nje hetim te prokurorise, por te kerkoje informacion per te i cili mund te merret jo me larg se 30 dite.

Ne vend te nje pergjigjeje per t’u terhequr nga padia drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit ka sqaruar se, eksperti mjeko-ligjor deklaroi se shtetasi qe pretendon avokati se ishte dhunuar nuk kishte asnje shenja dhune në ndonje pjesë të trupit.