Rezultati


OSHEEOperatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) bën publike të dhënat e muajit qershor 2015, sipas të cilave konfirmohet stabiliteti i pagesës së faturës së energjisë elektrike, uljes së humbjeve dhe fillimit të investimeve konkrete në sektor. Arkëtimet këtë muaj arritën në 4.5 miliardë lekë, afro 1.2 miliardë më tepër se qershori i vitit 2014, dhe 2 miliardë më shumë se 2013-a. Në total, si 6-mujor, arkëtimet arritën në vlerën e 34.3 miliardë lekëve, plot 11.4 miliardë më tepër se periudha janar – qershor 2014 (50% rritje) dhe 15.4 miliardë më shumë se 2013-a (82% rritje). Nga ana tjetër, humbjet në rrjet vijojnë reduktimin, duke i dhënë kompanisë OSHEE, por edhe buxhetit të shtetit, frymëmarrjen e munguar gjithë këto vite. Në qershor, humbjet zbritën në nivelin 28.6%, kur dy vjet më parë ishin mbi 40%. Humbjet në total si 6-mujor, tekniket dhe jotekniket, arritën në 32.3%, nga 40.3% që ishin në 2014-n, dhe 45.3% të regjistruara në 6-mujorin e parë 2013.


Ky shkrim OSHEE, në qershor humbjet 28% u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.