Presidenti amerikan Barak Obama ka vlerësuar zgjedhjen e Atifete Jahjagës si presidente të Kosovës si dëshmi "të pjekurisë politike në rritje në Kosovë".


Këto vlerësime Obama i ka bërë në mesazhin e urimit dërguar presidentes së Kosovës.


Në mesazh Obama thekson se "Shtetet e Bashkuara mbeten mik i patundur i popullit të Kosovës".


"Ne do të vazhdojmë të punojmë me institucionet tuaja për të avancuar përpara reformat e nevojshme për ndërtimin e një demokracie gjithëpërfshirëse dhe shumëetnike, për forcimin e ekonomisë së Kosovës dhe sundimin e ligjit", përfundon mesazhi i presidentit amerikan për homologen e tij kosovare.