Donald-Trump-President-Barack-Obama2-700x373Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, i ka dhënë një goditje përfundimtare, kandidatit për Shtëpinë e Bardhë Donald Trump.

Sipas Obamës, Trump nuk ka njohuri për politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe për njohuritë rreth botës në përgjithësi.

Presidenti amerikan, nënvizoi se, Donald Trump është i paditur kur bëhet fjalë për tema specifike të diplomacisë ndërkombëtare.

Duke folur në një samit nuklear në Uashngton D.C, Obama tha se, deklaratat e kryesuesit republikan në zgjedhjet presidenciale në SHBA, Donald Trump, rreth riprodhimit nuklear të bëra më herët gjatë kësaj jave, ishin një tregues se, Trump është i paditur kur behet fjalë për tema të përsosura të diplomacisë ndërkombëtare, raporton "The Times".

Trump kishte thënë se, Japonia dhe Korea e Jugut duhet të kenë qasje në prodhimin e armeve nukleare në mënyrë që ta mbrojnë vetën nga maniakët e Koresë Veriore.

Ndërsa Obama në një konferencë për media pas samitit nuklear dy ditor tha se: "Këto deklarata na tregojnë se personi i cili i ka bërë ato, nuk di shumë rreth politikës së jashtme, politikës nukleare, Gadishullin Korean apo botës në përgjithësi".

Obama, po ashtu ka thënë se, nuk është befasi fakti që njerëzit rreth botës i kushtojnë vëmendje asaj së çfarë ndodhë në zgjedhjet presidenciale në SHBA.