trumpSHBA


Aq shqetësues është bërë në SHBA kandidati për president i republikanëve, Donald Trump, sa edhe presidenti Barack Obama tha se me deklaratat e bëra, miliarderi ka nervozuar udhëheqësit botërorë. Në një konferencë për shtyp nga qyteti Ise në Japoni, kreu amerikan i shtetit deklaroi se Trump-i ka dëshmuar ose injorancë në politikën e jashtme, ose një sjellje kavaliere. “Me deklaratat që ka bërë, Trump ka nervozuar të gjithë liderët e botës”, tha Obama. Pas zyrtarizimit si i nominuari i Partisë Republikane në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, Donald Trump lëshoi një tjetër deklaratë polemizuese. Nëse zgjidhem president, do të punoj për ndryshimin e marrëveshjes së klimës, të vulosur mes shumë vështirësish në Paris. Trump tregoi për planin e tij të energjisë, një sektor ku qeveria nuk duhet të përcaktojë cilët do të jenë fituesit e cilët humbësit. Ne do ta shpëtojmë industrinë e qymyrgurit, besomëni, do ta shpëtojmë. Potenciali i jashtëzakonshëm energjetik i Amerikës vazhdon të mbetet i pashfrytëzuar plotësisht. Në Presidencën time, ne do të arrijmë një Amerikë krejtësisht të pavarur sa i takon energjisë”.