Zëdhënësja e Kryeministrit Berisha, Juela Meçani, ka bërë publike dje letrën e Presidentit të SHBA-së, Barak Obama, dërguar Kryeministrit Sali Berisha. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, i ka dërguar një letër falënderimi Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, për mesazhin e urimit me rastin e inaugurimit të tij si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në letrën e tij, Presidenti Obama shkruan se "Unë pres me padurim të punojmë së bashku nën frymën e miqësisë dhe paqes për të ndërtuar një botë më të sigurt gjatë 4 viteve të ardhshme".